Politike

Jamarbër Malltezi dhe Argita paguan shpenzimet shëndetësore dhe gjyqësore të tij, Berisha: Në familjen tonë ka solidaritet

Teksa është pyetur nga gazetarët në lidhje me shpenzimet shëndësore dhe gjyqësore të paguara nga vajza e tij dhe dhëndëri, Berisha ka deklaruar se ai ka shpenzimet e tij ndër vite.

16 Shtator 2024, 13:53 Nga I.A
Jamarbër Malltezi dhe Argita paguan shpenzimet shëndetësore dhe
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar dosjen e SPAK në lidhje me të dhe dhëndërit të tij Jamarbër Malltezi. Teksa është pyetur nga gazetarët në lidhje me shpenzimet shëndësore dhe gjyqësore të paguara nga vajza e tij dhe dhëndëri, Berisha ka deklaruar se ai ka shpenzimet e tij ndër vite. Ndërkohë që ka shtuar se në familjen e tyre ka solidaritet si në çdo familje shqiptare.    

"Sali Berisha ka kursimet e veta të deklaruara qindarkë për qindarkë në ILKPDI, nuk është marrë kurrë me administrimin e tyre, me to merret vajza Argita Malltezi. Ajo ka marrë vetëm një porosi nga unë: Këto shpenzime do t’i marrësh nga kursimet e mia, ajo nuk e ka zbatuar këtë porosi, por ka gjykuar që këto shpenzime ti përballojë me shpenzimet e saj dhe unë i jam mirënjohëse. Ne jemi në familje me solidaritet të madh. Unë nuk mund të them se do ta shtyja më tutje këtë problem me fëmijët e mi.

Sa i takon pagesat për avokatët ato janë pagesa që janë bërë, por që duhet të kuptoni që janë hua të 4 personave që janë në procesin e shpalljes non grata nga lobimi korruptiv pranë sekretarit Blinken. Lidhur me ndonjë transfertë që ka bërë Jamarbër Malltezi me porosi të Argita Malltezit, ata i kanë zgjidhur problemet fill prapa dhe është cdo gjë në këtë kuadër. Pra në mënyrë absolutë nuk ka asnjë shkelje ligjore. Ata që mendojnë se është ryshfet solidariteti familjar, ata nuk kanë familje dhe nuk dinë se cfarë është familja. Argita Malltezi i ka të deklaruara të gjitha në ILKDPI. SKAPi nxjerr transaksionet e 30 viteve më parë kur Abi Malltezi merrej me real estate," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll