16 Shtator 2024, 13:46
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paraqitur edhe një tjetër dokument që është fshehur nga SPAK. Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha ka deklaruar se Edi Rama ka ndryshuar destinacionin e zonës së ish-kompleksit pa kërkesën pronarëve apo nga ndonjë prej institucioneve.
"Me këtë rast ftoj çdo shqiptar, çdo qytetar, pavarësisht nga bindjet e tij politike, të shtrojmë disa pyetje. Së pari, çfarë e detyroi Edi Ramën të ndryshojë destinacionin nga zonë sportive në zonë urbane, pa asnjë kërkesë nga pronarët, por dhe pa asnjë kërkesë apo miratim paraprak të institucioneve që administronin dhe kishin në inventar zonën. Kurrë një kryetar bashkie nuk mund të merrte një vendim të tillë duke shkelur çdo ligji te vendit. Prapa këtij akti të pashembullt qëndrojnë interesa mafioze plaçkitëse të Edi Rames dhe rrethit të tij fare të ngushtë.
Tani ju ftoj, lidhur me këtë, të shtrojmë pyetjen tjetër? A duhej pyetur, për llogari dhe leverdi të kujt vendos ndryshimin e destinacionit nga zonës sportive në zonë urbane Edi Rama, pa miratimin e institucioneve shtetërorë që kishin në administrim apo në inventar këtë zonë Për llogari dhe leverdi të kujt vendosi Edi Rama të ndryshojë destinacionin e zonës pa asnjë kërkesë nga pronarët Çfarë halli i madh i shtyn mjeranët si Dumani i pyetjes 1 milionëshe, ndërtimtarin Kraja, ndrikullën e bandës së Elbasanit, Millonai të gënjejnë kaq trashë, të poshtërohen dhe të fshehin dokumente zyrtare që tregojnë të kundërtën e atyre që ata shkruajnë?

Edi Rama solli 6 muaj pas miratimit në KRRT, solli në KRTRSH për për të miratuar ex-lege këtë projekt me shumë të tjera! Shtoj këtu se Kushtetuta dhe Karta e Autonomisë Rajonale dhe lokale të Kongresit te Autoriteteve Vendore të Këshillit të Europës nuk lejoi ndërhyrjen e KRTRSH në vendimet e KRRT. Ndërhyrja e bërë për nyjën e Zogut të Zi, kishte skaduar aktin normativ. Një muaj pas firmosje të këtij projekti të sjellë nga Edi Rama, Gjykata Kushtetuese ndaloi çdo ndërhyrje të ekzekutivit në kompetencat urbanistike të qeverive vendore.

Shtoj këtu se Edi Rama miratoi lejen e sheshit të ndërtimit me vendimin e KRRT nr. 136 date 29.12.2007." tha Berisha.
sali berisha edi rama
444
3333
Politike
16 Shtator 2024, 13:28
M.B
Foto nga Komisioni
TIRANA- Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, po raporton sot në Komisionin e Sigurisë Kombëtar...
Politike
16 Shtator 2024, 13:36
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar SPAK se, ka fshehur dokumentin ku tregon se Edi Rama është...
Politike
16 Shtator 2024, 13:27
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Shorti me gogla përcaktoi ditën e sotme tetë anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor. Kët...
Politike
16 Shtator 2024, 13:26
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar SPAK se, kanë shkuar deri aty sa të shpallin Sali Beri...
Politike
16 Shtator 2024, 13:18
M.B
Komisioni
TIRANA- Komisionit të Sigurisë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje nuk kanë munguar ironit&e...
Politike
16 Shtator 2024, 13:20
S.B
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, është takuar me minatorët të cilët po protesto...
Politike
16 Shtator 2024, 13:15
I.A
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar se është miratuar raporti i gjetjeve të auditimit të&nb...
Politike
16 Shtator 2024, 13:10
M.B
Dhurata Çupi
TIRANA- Në Komisionin Parlamentar të Ligjeve sot është diskutuar projektligji “Për disa shtesa dhe ...
Politike
16 Shtator 2024, 12:39
I.A
Colleen Hyland
TIRANË- Drejtoresha për Çështjet e Europës Jugore-Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, Colleen ...
Politike
16 Shtator 2024, 12:19
M.B
Anila Denaj
TIRANA- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, ka paraqitur në Komisionin për Ekonominë dhe...