16 Shtator 2024, 13:26
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar SPAK se, kanë shkuar deri aty sa të shpallin Sali Berishën kryetar të Bashkisë së Tiranës vetëm për të mbrojtur Edi Ramën. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Berisha ka paraqitur dokumentet e firmosura nga Edi Rama, gjatë kohës që ai ishte kryebashkiak i Tiranës, në vitet 2005-2008.
"Mercenarët e prokurorisë politike private të Edi Ramës, në mungesë të plotë të veprës penale, faktit penal, për të mbuluar krimet e veta dhe të padronit të tyre, Edi Rama, që fshehin në piramidën e tyre të mashtrimit, padinë e tyre politike në 500 faqe të saj, e bazojnë fund e krye në mashtrime, manipulime, falsifikime dhe fshehje të dokumenteve zyrtare dhe përpjekje për të rrëzuar ligjet me dëshmitarë të rreme, shpalljen e bamirësisë, sevapit, vepër penale dhe po kështu shpalljen ryshfet të marrë nga Sali Berisha sipas tyre, sponsorizimin nga Fatmir Bektashi të Ministrisë së Kulturës për udhëtimin e dy këngëtarëve.
Sot jam këtu për të faktuar me dokumente se si mercenaret e SPAK-ut pasi nuk kanë gjetur asnjë shkelje të vetme ligjore dhe asnjë dokument të firmosur nga Sali Berisha në dhjetëra e dhjetëra dokumente të procesit të njohjes, kthimit dhe parablerjes nga pronarët legjitimë të pronës në klubin Partizani, pasi nuk kanë gjetur asnjë dëshmitar që të pohojë se Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi kanë bërë ndërhyrjen më të vogël në këtë proces, dhe për të mbrojtur Edi Ramen nga një abuzim i padëgjuar, kanë bërë në piramidën e tyre të mashtrimit, atë që nuk mund ta imagjinojë njeri.
Këto qenie të shpifura shkojnë deri aty sa të shpallin Sali Berishën kryetar të Bashkisë së Tiranës vetëm e vetëm për të mbrojtur Edi Ramën, duke dëshmuar me këtë metamorfozën e tyre, më të cilën janë denatyruar, shndërruar në qenie mjerane dhe kthyer në leckën ku fshin këmbët e pista Edi Rama, unë ju ftoj të lexoni për këtë mashtrim të tyre faqet 5 dhe 6 të akuzës të piramidës së tyre të mashtrimit lidhur me ndryshimin e destinacionit të zonës sportive në zonë banimi," tha Berisha.
sali berisha spak edi rama
Politike
16 Shtator 2024, 13:18
M.B
Komisioni
TIRANA- Komisionit të Sigurisë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje nuk kanë munguar ironit&e...
Politike
16 Shtator 2024, 13:20
S.B
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, është takuar me minatorët të cilët po protesto...
Politike
16 Shtator 2024, 13:15
I.A
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar se është miratuar raporti i gjetjeve të auditimit të&nb...
Politike
16 Shtator 2024, 13:10
M.B
Dhurata Çupi
TIRANA- Në Komisionin Parlamentar të Ligjeve sot është diskutuar projektligji “Për disa shtesa dhe ...
Politike
16 Shtator 2024, 12:39
I.A
Colleen Hyland
TIRANË- Drejtoresha për Çështjet e Europës Jugore-Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, Colleen ...
Politike
16 Shtator 2024, 12:19
M.B
Anila Denaj
TIRANA- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, ka paraqitur në Komisionin për Ekonominë dhe...
Politike
16 Shtator 2024, 11:58
M.B
Albana Vokshi
TIRANA- Në mbledhjen e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Deputetja e Pa...
Politike
16 Shtator 2024, 10:57
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Lëvizja "Shqipëria Bëhet" dhe nisma "Thurje" kanë dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese...
Politike
16 Shtator 2024, 10:49
M.B
Gazment Bardhi dhe Niko Peleshi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi, tha sot se është i gatshëm që të ...
Politike
16 Shtator 2024, 10:30
M.B
Olta Xhaçka
TIRANA- Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi ka folur sot lidhur me vendimin e deputetëve t...