Aktualitet

"Trend për të treguar kapadaillëkun!" Ushqim jo cilësor në burgje? Drejtori i Përgjithshëm: Nuk është e vërtet, i kam provuar vetë gatimet në IEVP, ja pse të dënuarit marrin nga jashtë

Sipas Qoses ky është një trend nëpër burgje, ku të dënuarit duan të tregojnë kapadaillëkun e vet.

16 Shtator 2024, 14:01 Nga M.B

 

"Trend për të treguar kapadaillëkun!" Ushqim jo
Klevis Qose

TIRANA- Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve të Shqipërisë, Klevis Qose ka raportuar sot në Komisionin e Sigurisë. Qose foli në Komision edhe për arsyet se pse të dënuarit nuk preferojnë ushqimet e burgut, por ua sjellin familjarët e të afërmit nga jashtë. Qose tha se kjo nuk ndodh për shkak të cilësisë së ushqimit duke shtuar se ka qenë vetë në IEVP dhe ka ngrënë vetë ushqim sikurse dhe ministri e bashkëpunëtorët të tij. Sipas Qoses ky është një trend nëpër burgje, ku të dënuarit duan të tregojnë kapadaillëkun e vet.

Pyetja e deputetit Asllan Dogjani: Shko para burgut familjarët e çanta në shpinë njëherë në javë për të dërguar ushqime? A ju dërgoni ushqim ju? Pse të burgosurit nuk e hanë ushqimit? Qytetarët paguajnë taksat, asnjë nuk e ha sepse thonë që nuk është ushqimi i duhur?

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve të Shqipërisë, Klevis Qose: Sa i përket pyetjes për ushqimin, në fakt nuk është e vërtetë. Kam qenë vetë në IEVP dhe kemi ngrënë vetë ushqim, unë ministri e bashkëpunëtorët e mi. Por është një trend në burgje për të treguar kapadaillëkun e vet çdo i dënuar, do ta marrë ushqimin nga jashtë. Pavarësisht masave tona në uljen e sasisë, por e kemi futur si një nga pikat e procesit të rehabilitimit për lejimin e futjes së ushqimit nga familjarët duke sjellë ushqim, dikush sjell pak mjaltë, dikujt ia bën bashkëshortja, dikujt vajza se ka me burgim të përjetshëm, se i kanë lënë fëmijët 2 vjeç dhe janë bërë vajzat nga 30 vjeçe, janë martuar dhe i sjell një ushqim. Është toleruar, si indikator në procesin e rehabilitimit.

drejtori i burgjeve

Sondazh

Poll