Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, emri i parë që kandidon

Bëhet fjalë për Shemsi Prençin i cili mësohet se ka nisur me postë aplikimin.

16 Shtator 2024, 12:24 Nga M.B
Gara për kreun e Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, emri
Shemsi Prençi

TIRANA- Është zbuluar emri i parë që ka aplikuar pë pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, dy ditë para përfundimit të afatit. Bëhet fjalë për Shemsi Prençin i cili mësohet se ka nisur me postë aplikimin.

Më parë, Prençi ka drejtuar policinë e Fierit, Elbasanit, Dibrës , forcat lëvizëse Operacionale etj, si dhe ka drejtuar Emergjencat Civile dhe ka mbajtur postin e këshilltarit për sigurinë të Presidentit të Republikës.

Disa ditë më parë Ministria e Brendshme ka çelur procesin e aplikimeve për kreun e Policisë së Shtetit, pasi Muhamet Rrumbullaku dha dorëheqjen. Rrumbullaku u caktua si drejtues i Policisë së Shtetit e mori detyrën më 7 Shtator të vitit 2022, ku asokohe Ministria e Brendshme drejtohej nga Bledi Çuçi.

Ndërkohë, pas dorëheqjes së Rrumbullakut, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, Sokol Bizhga ka marrë përkohësisht postin e kreut të Policisë së Shtetit. 

policia

Sondazh

Poll