Aktualitet

Drejtuesi i zyrës së Bankës Botërore në Tiranë: Gati 14 për qind e popullsisë në Shqipëri jetojnë në varfëri, kanë më pak se 5,5 dollarë në ditë për të jetuar

Salinas në fjalën e tij tha gjithashtu se Shqipëria duhet të luftojë varfërinë, pabarazinë duke krijuar vende të mira pune.

16 Shtator 2024, 12:45 Nga M.B
Drejtuesi i zyrës së Bankës Botërore në Tiranë:
Emanuel Salinas

TIRANA- Në konferencën Ekonomike për Ballkanin Perëndimor, të mbajtur sot në Tiranë, drejtuesi i zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas ka folur konkretisht për shifrat e varfërisë në vendin tonë. Salianas tha se gati 14 për qind e popullsisë në Shqipëri jetojnë në varfëri.

Ai ka shtuar se shqiptarët kanë më pak se 5,5 dollarë në ditë për të jetuar. Salinas në fjalën e tij tha gjithashtu se Shqipëria duhet të luftojë varfërinë, pabarazinë duke krijuar vende të mira pune.

"Gati 14 për qind e popullsisë në Shqipëri jetojnë në varfëri, pra kanë më pak se 5,5 dollarë në ditë për të jetuar. Një pjesë tjetër e konsiderueshme jeton në kufirin e varfërisë. Shqipëria duhet të luftojë varfërinë, pabarazinë duke krijuar vende të mira pune", tha ai.

emanuel salinas

Sondazh

Poll