Aktualitet

Vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve: Arma hyri kontrabandë, po hetohen disa punonjës

Drejtori i Përgjithshëm tha se arma ishte futur në burg në mënyrë kontrabandë, ndërsa shtoi se hetimet ende nuk kanë përfunduar.

16 Shtator 2024, 13:46 Nga M.B
Vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit, Drejtori i
Klevis Qose

TIRANA- Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve të Shqipërisë, Klevis Qose ka raportuar sot në Komisionin e Sigurisë. Qose foli në Komision edhe për një ngjarjen e rëndë të ndodhur dhjetorin e vitit të kaluar në burgun e Peqinit ku Sokol Mjacaj vrau Arben Lleshin. Drejtori i Përgjithshëm tha se arma ishte futur në burg në mënyrë kontrabandë, ndërsa shtoi se hetimet ende nuk kanë përfunduar.

“Më datë 15 dhjetor 2023 në burgun e sigurisë së lartë në Peqin u vra një i burgosur me armë zjarri pistoletë nga një i burgosur tjetër. Lidhur me këtë ngjarje, rrethanat e kryerjes, bashkëpunimit dhe mënyra si kishte hyrë arma kontrabandë burgut, po kryhet një hetim i thelluar nga Prokuroria.

Disa punonjës janë marrë nën hetim lidhur me veprimet dhe ndërveprimet e tyre, por deri tani nuk janë përfunduar hetimet. Sa i përket veprimeve të ndërmarra nga Drejtoria e Burgjeve është kryer një analizë e thelluar dhe ka filluar hetimi administrativ deri në përfundimin e hetimit penal”, tha Qose.

burgu i peqinit

Sondazh

Poll