Aktualitet

EMRI/ Shpërndante kokainë për klientët VIP dhe punonte si menaxher lokali në ish-Bllok, arrestohet ish-konkurrenti i Big Brother

Mësohet se Haderllari punonte si menaxher i lokaleve të njohura të natës në zonën e ish-Bllokut dhe përveç kësaj, ishte edhe shpërndarës i kokainës për klientët vip.

16 Shtator 2024, 13:00 Nga M.B
EMRI/ Shpërndante kokainë për klientët VIP dhe punonte
Armand Haderllari

TIRANA- Një nga personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Tempulli 4” është edhe Armand Haderllari, i cili ka marrë pjesë në reality show-n Big Brother Albania në vitin 2010. Mësohet se Haderllari punonte si menaxher i lokaleve të njohura të natës në zonën e ish-Bllokut dhe përveç kësaj, ishte edhe shpërndarës i kokainës për klientët vip.

Gjatë operacionit janë arrestuar shtetasit Vilson Tresa, Asllan Maqellara, Etgent Luzi, Kostandinos Deliu, Armand Haderllari, Blerim Biba, Ilir Tufa, Kevin Kolgegaj, Marios Saliaj, Damjan Hasani, Erblin Buci, Ervis Duro, Jurgen Xhafa, Aldo Grabovari, Gazmend Hoxha, Sajmir Gerbaj, Aleksander Kili, Orgest Beqo, Xhelo Ajasllari, Paolo Shyti, Ervin Rakipi, Erdi Kurti, dhe Adrian Ramushi.

Gjatë hetimit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 1.8 kg, lëndë narkotike kokainë;
– 18 kg, lëndë narkotike marijuanë;
– 350 doza, me lëndë të dyshuar narkotike sintetikeekstazi dhe LCD;
– aparatet celulare dhe automjetet e shtetasve tëimplikuar në këtë veprimtari kriminale.

 

armand haderllari

Sondazh

Poll