Aktualitet

Apeli i GJKKO-së la në fuqi vendimin për fajësinë e tij, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese bën kërkesë për rekurs në Gjykatën e Lartë

Apeli i GJKKO-së vendosi më 13 shkurt të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë për deklarimin fajtor të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe dënimin e tij me 6 muaj burgim, masë e cila u pezullua në këmbim të vendosjes në shërbim prove për 1 vit.

16 Shtator 2024, 11:45 Nga M.B
Apeli i GJKKO-së la në fuqi vendimin për fajësinë e
Bashkim Dedja

TIRANA- Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë rekursin për vendimin e dhënë nga Apeli, që e shpalli atë fajtor për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë. Apeli i GJKKO-së vendosi më 13 shkurt të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë për deklarimin fajtor të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe dënimin e tij me 6 muaj burgim, masë e cila u pezullua në këmbim të vendosjes në shërbim prove për 1 vit.

Dedja e kaloi shkallën e parë të vetingut, por u rrëzua nga një vendim i Kolegjit të Posaçëm i Apelimit, KPA që e lidhi këtë subjekt rivlerësimi përmes një kontrate me OSHEE me një apartament në Golem, që pretendohej se ishte i vëllait. Hetimet ndaj Dedjas u nisën nga SPAK në maj të vitit 2020, pas dyshimeve se kishte në pronësi pasuri të paluajtshme që nuk i justifikonte me burime të ligjshme.

bashkim dedja

Sondazh

Poll