Aktualitet

Paketa antishpifje/ Nënkryetari i AMA-s, Sami Neza: Shpikje e qeverisë, e panevojshme për të rregulluar mediat

16 Dhjetor 2019, 16:22 Nga DOSJA
Paketa antishpifje/ Nënkryetari i AMA-s, Sami Neza: Shpikje e

TIRANË– Nënkryetari i Autoritetit të Medias Audiovizive Sami Neza shprehet se paketa antishpifje është e panevojshme.

I ftuar në një intervistë në Ora News, Neza shtoi se paketa antishpifje është vetëm shpikje e qeverisë dhe sipas tij, nuk ka lidhje me asnjë vend tjetër perëndimor apo europian.

Ai nënvizoi që problemet duhen përmirësuar nga vetë shoqatat mediatike, ose me gjoba nga administrate, por nuk mund të rregullohet nga ligji që parashikon qeveria.

 “Ky projektligj nuk ka asnje lidhje me asnjë lloj ligji , është përvojë e qeverisë tonë . Nuk kemi një rekomandim nga BE për mediat në përgjithësi por vetëm për mediat audiovizive, nuk prek kontentin për mediat e shkruara pra online, ka vetëm një moment që e prek kur përmbajtja e mediave online është e qenësishme në video.

Këmbëngulja e qeverisë për të kaluar Ligjin Për Mediat nuk është hasur kurrë më parë as në media as në politike. Ky ligj është i panevojshëm, projekti i ligjit nuk është se parashikon ndonjë gjë, nëse flasim për bollëkun e mediave online është problem administrativ nuk ka nevojë për përballje ligjore,”- u shpreh nënkryetari i AMA-s.

Qeveria socialiste është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpifje”e cila do të kalojë në Kuvend në 19 dhjetor. Kjo paketë, e cila synon të vendosë rregulla në mediet online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë. Me këtë ligj, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat gjobiten me vendime administrative. Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake news”, bllokohet për një vit.

Nga ana tjetër, Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim projekt-ligjet që janë pjesë e paketës Anti-shpifje. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet censura e mediave edi rama paketa antishpifje rama kunder mediave sami neza censura e mediave edi rama paketa antishpifje rama kunder mediave sami neza

Sondazh

Poll