Aktualitet

Sèks në grup në hotel, dëshmia e laçjanit ‘kryqèzon’ Zogun e Tiranës, gjykata i shuan ëndrrën për liri

16 Dhjetor 2019, 12:10 Nga DOSJA
Sèks në grup në hotel, dëshmia e laçjanit

TIRANË– Gjykata e Tiranës lë sërish në búrg Hermes Nikajn, i njohur ndryshe edhe si “Zogu i Tironës. Më 12 dhjetor, gjykáta ka ricaktuar për Nikajn, masën e sigurisë ‘arrest me búrg’. Ky vendim erdhi pas verifikimeve dhe ballafaqimit mes Artur Gjinit, Denisa Nelit, dhe Nikajt, treshja protagoniste që u kap natën e 24 nëntorit në hotel Autostrada. 

Dëshmia e Gjinit se me Nikajn dhe Nelin do të kryente sèks me pagesë bëri që gjykáta të ndryshonte mendim dhe të linte Zogun në búrg.

Zogu i Tiranës tha në sallën e gjyqit se ai duhet të lihej i lirë, pas vajzat nuk shkonin të detyruara por me dëshirën e tyre madje edhe në momentin e ndalimit nga polícia, ai, biznesmeni dhe Denisa Neli ishin me mbathje dhe jo lakuriq. 

Hermes Nikaj u árrestua bashkë me tre persona të tjerë pas një hetimi për shfrytëzim dhe ushtrim prostítucíoni në qendrat estetike dhe klubet e natës. Nga grupi në të cilin bënte pjesë Nikaj ofrohej edhe shërbimin eskortë dhe sèks në grup. Dosja.al mësoi se Nikaj ishte në një dhomë hoteli në autostradë me Artur Gjinin nga Mamurrasi në momentin që është arrèstuar.

Në dëshminë e tij, mësohet se ‘Zogu i Tiranës’ ka mohuar gjithçka duke u shprehur se të gjitha aktivitetet e kryera janë bërë me dëshirë dhe nga dëshira për të eksploruar. Ai ka mohuar të jetë tutor apo të ketë marrë pagesa në këmbim të sèksit të ofruar.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet zogu i tiranës artur gjini hermes nikaj arrestohet zogu i tiranës artur gjini hermes nikaj

Sondazh

Poll