Aktualitet

Gara për kreun e SPAK/ KLP: Në datën 18 dhjetor do të zhvillohen intervistat me 3 kandidatët

16 Dhjetor 2019, 11:39 Nga DOSJA
Gara për kreun e SPAK/ KLP: Në datën 18 dhjetor do të

Tiranë- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar se intervistat me tre kandidatët për drejtuesin e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion do të zhvillohet me datë 18 Dhjetor.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton se intervistat me tre kandidatët për drejtuesin e SPAK do të zhvillohet me datë 18 Dhjetor 2019 duke filluar nga ora 9.30 tek salla e mbledhjeve të KLGJ, sipas rendit alfabetik. Intervistat do të transmetohen live me regji qëndrore”, thuhet në njoftimin e KLP-së.

Gara për kreun e SPAK

Arben Kraja dhe Edvin Kodili dhe Altin Dumani janë tre kandidatët që kanë paraqitur kandidaturën për të drejtuar Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Arben Kraja

Arben Kraja kaloi me sukses Vettingun në dhjetor të 2018. Ai rezultoi pa probleme në kriteret e pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale. Kraja njihet nga të gjithë si prokurori që hetoi dosjen hetimore për abuzimet me fondet e rrugës Durrës-Kukës, ku u hetua edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Edvin Kondili

Kondili kaloi me sukses këtë vit procesin e Vettingut. Një nga dosjet më të rëndësishme që ka në dorë së fundmi Kondili, është ajo për 613 kilogramë kokainë që u kapën në Maminas, çështje që është i përfshirë Arbër Çekaj.

Altin Dumani

Prokurori Altin Dumani, është renditur i pari në listën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të qenë pjesë e SPAK, u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi trupa e Vetingut konstatoi se ai kishte burime të ligjshme për dy apartamente dhe një zyrë në Tiranë. Dumani ka hetuar disa çështje të rëndësioshme.

Më 25 nëntor Këshillit të Lartë të Prokurorisë me 11 vota pro emëroi 8 prokurorët e parë që do të çelin për herë të parë, Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK-un, pra që do të hetojnë “peshqit e mëdhenj”. Prokurorët do të kenë një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Ata priten të betohen para presidentit të vendit, Ilir Metës për detyrën e re më 19 dhjetor dhe vendimi botohet në Fletoren Zyrtare. Prokurorët e SPAK janë: Altin Dumani, Arben Kraja, Klodian Braho, Enkeleda Millonai, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini, Behar Dibra.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin dumani arben kraja edvin kondili gara për kreun e spak altin dumani arben kraja edvin kondili gara për kreun e spak

Sondazh

Poll