Aktualitet

Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë kundër paketës anti-shpifje: Është guri i themelit për një regjim jodemokrati

16 Dhjetor 2019, 13:04 Nga DOSJA
Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë kundër

KOSOVË- Paketa anti-shpifje ka hasur në kundërshtimin e spektrit të gjerë në Shqipëri, si në media dhe në politike. Por sot ka ardhur një reagim dhe nga disa organziata të shoqërisë civile dhe mediave në Kosovë, të cilat shprehen se mbështesin lirinë e shprehjes në Shqipëri dhe të gjithë kolegët e tyre që po luftojnë kundër censurës.

Në një deklaratë të përbashkët këto organizata shprehet se asnjë nga vendet e BE nuk ka sistemtin që po propozon qeveria shqiptare kundër mediave. “Këto projektligje mund të kthehen në një gur themeli për një regjim jodemokratik. Për sa më sipër, organizatat e mëposhtme, mbështesin organizatat shqiptare dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe i kërkojnë Qeverisë së Republikës së Shqipërisë të tërheqë projektligjet”, shtohet më tej.

DEKLARATA E PLOTË

Ne, organizatat e shoqërisë civile të Kosovës, Me shqetësimin për rrezikun që i kanoset lirisë së shprehjes në Republikën e Shqipërisë, vërejmë sa më poshtë: Qeveria e Shqipërisë ka propozuar krijimin e një regjimi të kontrollit administrativ të medias online me supozimin se dëshiron të “disiplinojë” median online. Ky është një kuadër regullator i papreçedent për botën demokratike dhe lirinë e shprehjes. Asnjë prej vendeve anëtare të Bashkimit Europian nuk ka sistem të tillë.

Sipas organizatave shqiptare dhe ndërkombëtare të lirisë së medias, këto projektligje nuk duhet të miratohen, sepse cënojnë liritë themelore të njeriut duke vendosur presion të papërshtatshëm mbi mediat përmes dhunës financiare disproporcionale të imponuar në rrugë jashtëgjyqësore. Sipas një deklarate të organizatave të medias, këto projektligje mund të kthehen në një gur themeli për një regjim jodemokratik. Për sa më sipër, organizatat e mëposhtme, mbështesin organizatat shqiptare dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe i kërkojnë Qeverisë së Republikës së Shqipërisë të tërheqë projektligjet.

Organizatat përkrahëse: Forumi për Iniciativa Qytetare – FIQ, KOSID.eu, BIRN Kosovo, Developing Together, ERA, Let’s Do It Peja, Balkan Sunfloëers Kosova, GAIA Kosovo, Community Development Fund – CDF, ÇOHU, Syri i Vizionit, YMCA, CEL Kosova, Kosovar Stability Initiative, Shoqata e Intelektualëve Boshnjakë të Kosovës VKBIK, GLPS, Rrjeti i Grave të Kosovës, Lëvizja FOL, Balkans Policy Research Group – BPRG, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile KCSF, Instituti Riinvest, INPO, YIHR KS, CHëB Kosova, KRCT, POLIS, CEDE, Democracy for Development (D4D).

Qeveria socialiste është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpifje”e cila do të kalojë në Kuvend në 19 dhjetor. Kjo paketë, e cila synon të vendosë rregulla në mediet online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë. Me këtë ligj, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat gjobiten me vendime administrative. Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake news”, bllokohet për një vit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet censura e mediave organizatat e shoqerise civile ne kosove paketa anti shpifje censura e mediave organizatat e shoqerise civile ne kosove paketa anti shpifje

Sondazh

Poll