Aktualitet

Sondazhi ‘Personazhi i vitit’, cili mendoni se ka qenë ‘njeriu’ i 2019-ës?

16 Dhjetor 2019, 15:07 Nga DOSJA
Sondazhi ‘Personazhi i vitit’, cili mendoni se ka qenë

TIRANË- Dosja.al prej ditës së sotme e deri në datën 31 dhjetor do të ketë online sondazhin për “Personazhin e vitit”. Stafi i Dosja.al ka menduar që të përzgjedhurit të jenë nga fusha të ndryshme të jetës dhe të ketë pasur sukses gjatë vitit 2019. Më poshtë janë 10 emrat e sugjeruar nga Dosja.al ku ju me votën tuaj do zgjidhni njeriun e vitit 2019.

Albin Kurti (Kryeministri i zgjedhur i Kosovës arriti më në fund që të pëmbysë klasën e vjetër politike. Me një fushatë elektorale model dhe me slogan “Erdhi dita”, Kurti bindi dhe popullin e Kosovës se tashmë duhet një ndryshim. Ai ka dominuar opozitën për shumë vite me radhë dhe tashmë është gati të marrë frenat e qeverisjes)

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit (E krijuar gati dy vite më parë, AMT po sjell një frymë të re proteste në Shqipëri. Ata po përballen me qeverinë e cila kërkon të prishë Teatrin dhe janë qëndrestarët me jetëgjatë në historinë e protestave në Shqipëri. Falë tyre Teatri sot është ende “në këmbë”.)

Ermonela Jaho (Sopranoja Jaho me zërin e saj të magjishëm po dominon skenat operistike Evropiane dhe botërore. Ermonela është një nga ato artiste që nuk e ka harruar kurrë vendin e saj, por në çdo vend që shkon promovon Shqipërinë.)

Gazmend Bardhi (Opozitari më i fortë. Bardhi, tashmë me një post shumë të rëndësishëm, është dora e fshehtë e të gjitha lëvizjeve në PD. Ai ka marrë flamurin e dekriminalizimit, pasi njeh sukses në largimin e dy kryebashkiakëve, Valdrin Pjetrit, ende pa marrë detyrën dhe Agim Kajmakut. Ndër të paktët që flet me dokumente e fakte)

Kujtim Gjuzi (U bë i njohur që në muajin janar dhe prej atëherë nuk është larguar më nga ekranet, faqet e gazetave dhe titujt e mediave online. Gjuzi me karakterin e tij shumë kontrovers tashmë është “star-i” i opozitës së re)

Luljeta Bozo (Inxhinieria në pension Luljeta Bozo, u bë e njohur që pas tërmetit të 21 shtatorit. Me deklaratat e saj ajo arriti që të merrte pëlqimin e një pjese të madhe në shoqëri dhe nuk është kontestuar nga politika. Bozo është një ndër inxhinieret më të përgatitura që ka Shqipëria)

Minatorët e Bulqizës (Të vetëm përballë të gjithëve, pa përkrahjen e askujt minatorët kanë krijuar sindikatën e tyre, dhe kanë ngritur zërin për atë që të gjithë kanë hedhur për shumë vite me radhë. Ata i kanë shpallur ‘luftë’ Samir Manen, i cili zotëron një prej galerive me kompaninë e tij ‘Albchrome’.)

Olsian Çela (Kryeprokurori i ri i Shqipërisë, për herë të parë bëri bashkë politikën. Ai u zgjodh me konsensus duke marrë një numër të lartë votash në Kuvend. Çela shihet si figura e drejtësisë së re dhe shumë shohin shpresë tek ai)

Stafi i emisionit ‘Le Iene’ (Stafi i emisionit investigativ, për një kohë të gjatë luftuan dhe arritën që të kthenin Alvin Berishën në shtëpi. Ata u përpoqën më shumë nga të gjithë, më shumë se dhe vetë shteti dhe bënë që e gjithë bota të kthente sytë nga Alvini. “Le Iene” arriti misionin e saj dhe tashmë Alvini është pranë familjes)

Skënder Gega (Një nga trajnerët më të mirë që ka Shqipëria. Profesor Gega siç njihet në botën e fubollit, arriti që të kthente brenda një viti Partizanin në majat më të larta të futbollit. Falë tij, të kuqtë, vitin që po lëmë pas u shpallën kampion të Shqipërisë.)

*Renditja është bërë në rend alfabetik, për të qenë sa më të paanshëm

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet njeriu i vitit 2019 personazhi i vitit sondazhi i vitit njeriu i vitit 2019 personazhi i vitit sondazhi i vitit

Sondazh

Poll