Sport

E RRALLE! Mesazhi që u shndërrua... në tatuazh: Pablo Aimar ka Di Marían në krah

Ndihmës trajneri i kombëtares së Argjentinës bëri një zbulim në dokumentarin për anësorin e Benficas.

13 Shtator 2024, 19:28 Nga DOSJA

E RRALLE! Mesazhi që u shndërrua... në tatuazh: Pablo Aimar ka Di

ARGJENTINE - Pablo Aimar zbuloi se ka në krah një tatuazh me emrin e... Di Marías. Ndihmës trajneri i Lionel Scalonit në kombëtaren argjentinase, e bëri zbulimin në dokumentarin e Netflix 'Ángel Di María: Romper La Pared' dhe shpjegoi se si ndodhi gjithçka.

Në prag të finales së Copa América 2021, anësori i Benficas i dërgoi një mesazh Pablo Aimarit që i thoshte thjesht: “1-0. Di Maria”.

Dhe për fat profecia u përmbush, Argjentina mundi Brazilin 1-0 dhe... me golin e Di Marías në minutën e 22-të.

Ishte rikthimi i Albicelestes në majë të futbollit botëror dhe mesazhi u shndërrua në tatuazh…

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Diario Olé (@diario.ole)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll