Sport

Edhe pse i dytë, ukrainasi Andriy Lunin "betonon" kontratën me Real Madridin...

Portieri ukrainas Andriy Lunin ka rinovuar kontratën me Real Madridin deri në vitin 2030.

13 Shtator 2024, 15:32 Nga DOSJA

Edhe pse i dytë, ukrainasi Andriy Lunin "betonon" kontratën

SPANJE - Portieri numër dy i Real Madridit, Andriy Lunin, më në fund ka vendosur të qëndrojë në kryeqytetin spanjol. 25-vjeçari nënshkroi një kontratë të re me Merengues, deri në vitin 2030, njoftoi klubi për shtypin këtë të premte.

Ukrainasi zëvendësoi Thibaut Courtois sezonin e kaluar, për shkak të dëmtimit afatgjatë të portierit titullar belg.

Përcaktues gjatë fushatës së Champions League të fituar nga Shtëpia e Bardhë, Lunin, zëvendësues që nga ky sezon, është kandidati për të fituar trofeun Yachine, si portieri më i mire i sezonit 2023-2024.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll