Sport

Gjermani Ilkay Gundogan, i zhgënjyer me sjelljen e dy ish-bashkëlojtarëve te Barça...

Mesfushori gjerman Ilkay Gundogan ka mbetur i zhgënjyer me sjelljen e shfaqur nga dy ish-bashkëlojtarët e tij te Barcelona, sipas një raportimi të fundit.

13 Shtator 2024, 16:34 Nga DOSJA

Gjermani Ilkay Gundogan, i zhgënjyer me sjelljen e dy

ANGLI - Mesfushori 33-vjeçar gjerman vendosi që të rikthehej sërish te Manchester City këtë verë pas vetëm një sezoni në La Liga. Problemet financiare rreth transferimit të Dani Olmos dhe dëshira për të ulur faturën e pagave, ishin dy arsyet që u thanë si shkak për largimin e ish-kapitenit gjerman nga Barcelona.

Megjithatë, tani informacione të reja kanë dalë në dritë pas qëndrimeve të këtij veprimi. Sipas gazetarit Joan Fontes, ylli i Manchester Cityt thuhet se ka hatërmbetje ndaj qëndrimit të çiftit Marc-Andre Ter Stegen dhe Robert Lewandowski, ku i pari është gjerman dhe i dyti ka luajtur vite në Bundesligë.

Raporti për më shumë shton se Gundogan ndihet se është lënë anash nga bashkëkombasi i tij duke marrë parasysh personalitetin e tij të zbehtë në dhomën e zhveshjes. Ter Stegen besohet se e distancoi vetën shumë nga kolegët e tij, sapo u caktua si kapiten i ekipit.

Për më shumë, mesfushori 33-vjeçar raportohet se ka pasur pakënaqësi edhe ndaj Robert Lewandowskit, kryesisht për shkak të ‘arrogancës’ së polakut. Ka pretendime se sjellja e tij ndaj lojtarëve të rinj dhe fokusi i tij vetëm tek vetvetja, në vend që të ndihmojë të rinjtë e ka irrituar Gundoganin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll