Sport

Trajneri Ten Hag i përgjigjet Cristiano Ronaldos: “Llogaritë do t’i bëjmë në maj”…

Trajneri holandez i “Djajve të Kuq” duke folur në konferencën për shtyp para duelit me Southampton

13 Shtator 2024, 19:09 Nga DOSJA

Trajneri Ten Hag i përgjigjet Cristiano Ronaldos: “Llogaritë do

ANGLI - Erik ten Hag të enjten, në konferencën për shtyp në kuadër të duelit të Southamptonit dhe Manchester United, në kuadër të xhiros së katërt të Premier League, ka komentuar deklaratat më të fundit të Cristiano Ronaldos për të dhe klubin anglez.

Trajneri holandez pranoi fjalët e CR7, duke nxjerrë në pah kuptimin e tyre, madje i la llogaritjet për t’i bërë në... maj.

Ai tha se Manchester United nuk mund ta fitojë Premier League. Ai është larg, në Arabinë Saudite, larg Mançesterit. Të gjithë mund të kenë një mendim. Nuk ka asnjë problem. Kjo nuk më ndikon, unë e di se ku jemi dhe ku do të shkojmë.

Do të shohim se ku jemi në maj të vitit të ardhshëm në tabelë dhe pastaj i bëjmë vlerësimet”, tha Ten Hag.

Manchester United e nis këtë raund të katërt në vendin e 14-të në tabelën e renditjes, pasi ka fituar vetëm një nga tre ndeshjet e luajtura tashmë në Premier League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll