Sport

Neymar mesazh mbështetës për holandezin Depay: “Yjet po vijnë në Brazil”…

Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe PSG-së dhe kapiteni i Seleçaos, komentoi lëvizjen e Memphis Depay në kampionatin Carioca si lojtar i lirë

13 Shtator 2024, 16:17 Nga DOSJA

Neymar mesazh mbështetës për holandezin Depay: “Yjet po

BRAZIL - Ylli Neymar po vijon rikthimin gradual në fushat e lojës në Arabinë Saudite, por ndërkohë ai i mban sytë te Brazili.

Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe PSG-së në fakt komentoi me një postim në Instagram lëvizjen e Memphis Depay në kampionatin Carioca si lojtar i lirë, duke mbështetur zgjedhjen e tij.

"Mirë se erdhe në Brazil, vëlla. Shijoje vendin tim. Është shumë bukur që ky djalë luan në Brazil... Që gjithnjë e më shumë yje të këtij niveli do të vijnë në futbollin brazilian”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll