Sport

Shqipëria zbret dy pozicione në renditjen e FIFA-s, Kosova ngjitet me tre shkallë...

Pas humbjes me Gjeorgjinë në Tiranë, Kombëtarja e Shqipërisë e gjen veten në vendin e 68-të në botë, duke humbur dy pozicione nga renditja e mëparshme.

13 Shtator 2024, 17:16 Nga DOSJA

Shqipëria zbret dy pozicione në renditjen e FIFA-s, Kosova ngjitet me

ZVICER - FIFA, organizmi botëror i futboll ka publikuar të dhënat e fundit sa i takon renditjes së skuadrave kombëtare. Pas dy ndeshjeve të Nations League, Kombëtarja e Shqipërisë e gjen veten në vendin e 68-të në botë, duke humbur dy pozicione nga renditja e mëparshme.

Fitorja 1-2 me përmbysje kundër Ukrainës nuk ka ‘pirë ujë’ për statistikat, pasi ajo është zhvlerësuar nga humbja 0-1 në Tiranë nga Gjeorgjia. Këta të fundit, pas fitores me Çekinë dhe Shqipërinë, e shohin veten në pozicionin e 67-të, duke përfituar tre vende më shumë në renditje.

Shqipëria zbret dy pozicione në renditjen e FIFA-s, Kosova ngjitet me

Sa i takon Kosovës, 'Dardanët' ndodhen në pozitën e 103-të në botë dhe kanë fituar tre vende. Pavarësisht humbjes me Rumaninë në ‘Fadil Vokrri’, fitorja 4-0 në transfertë me Qipron ka bërë që përfaqësuesja e Kosovës të fitojë disa vende më lart në renditje.

Shqipëria zbret dy pozicione në renditjen e FIFA-s, Kosova ngjitet me

Sa i takon kreut të renditje, ajo nuk ka pësuar ndryshime. Argjentina mban fronin e ndjekur nga Franca, Spanja, Anglia, Brazili, Belgjika, Holanda, Portugalia, Kolumbia dhe Italia.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll