Sport

Fjongo blu në shtëpinë e Donnarumma-s: Lindi Leo! Portieri mungon në stërvitje…

“Klubi përgëzon Gigio-n dhe bashkëshorten e tij që solli në jetë vogëlushin Leo-n. Edhe nëna edhe foshnja janë mirë”.

13 Shtator 2024, 14:43 Nga DOSJA
Fjongo blu në shtëpinë e Donnarumma-s: Lindi Leo! Portieri mungon

FRANCE - Urimet më të mira për Gianluigi Donnarumma dhe Alessia e tij. Portieri i kombëtares italiane ka munguar në stërvitjen e fundit të Paris Saint-Germainit teksa ndodhej me leje speciale, pikërisht në prag të rifillimit të kampionatit me ndeshjen ndaj Brestit.

Klubi francez ka njoftuar se mungesa e ish-lojtarit të Milanit është për shkak të lindjes së parë, të fëmijës së tij: Familja Donnarumma po rritet! Klubi përgëzon Gigio dhe bashkëshorten e tij që solli në jetë vogëlushin Leo-n. Edhe nëna edhe foshnja janë mirë”.

Në këtë pikë ka të ngjarë që Donnarumma të mos jetë portieri titullar i PSG-së në ndeshjen kundër Brestit. Luis Enrique, në fakt, mund të fokusohet te Matvey Safonov, një portier i blerë këtë verë për 20 milionë euro nga Krasnodar, ende në pritje për të bërë debutimin e tij zyrtar me fanelën e Paris Saint-Germain dhe rrjedhimisht në Ligue 1.

Ndërkohë, ky është raporti i fundit mjekësor i publikuar nga PSG: "Presnel Kimpembe vazhdon programin e rikuperimit. E njëjta gjë për Lucas Hernández, i cili vazhdon të ndjekë protokollin.

Gonçalo Ramos vazhdon me rehabilitimin e tij. Warren Zaire-Emery po rikuperohet nga një dëmtim muskulor. pësuar me kombëtaren franceze Viktima e një ndrydhjeje të vogël në kyçin e këmbës së djathtë me kombëtaren portugeze, Vitinha do të qëndrojë sot në palestër.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll