Sport

Ancelotti në krah të brazilianit: “Rodrygo e meritonte të nominohej për “Topin e Artë”, e kuptoj pse është i zemëruar”...

"Ai e meritonte të ishte aty dhe unë e kuptoj mërzitjen e tij."

13 Shtator 2024, 14:27 Nga DOSJA

Ancelotti në krah të brazilianit: “Rodrygo e meritonte të

SPANJE - Ditët e fundit në Spanjë është përfolur shumë për dështimin e Rodrygo për t'u nominuar në mesin e fituesve të mundshëm të “Topit të Artë”. Anësori sulmues i Real Madridit nuk e ka marrë mirë dhe ka treguar publikisht pakënaqësinë e tij.

Në këtë çështje u ndal edhe Carlo Ancelotti, i cili foli sot në konferencën për shtyp: “Sezoni i tij nuk u vlerësua dhe për këtë arsye ai nuk u nominua në mesin e kandidatëve për “Topin e Artë”.

Ai e meritonte të ishte aty dhe unë e kuptoj mërzitjen e tij. Dikush harroi atë që bëri në Ligën e Kampionëve, si goli kundër Manchester Cityt, ose në çdo rast se sa i rëndësishëm ishte për ne.

A jeni i shqetësuar për Rodrygo që e krahason veten me të tjerët?
"Për të është një motiv për të krahasuar veten me Vinicius ose Mbappe. Për mua është po aq e rëndësishme sa ata. Ai nuk ka asnjë problem dhe ai më thotë këtë."

A shihni ndonjë problem xhelozie?
"Nëse ndodh, unë do ta marr përsipër. Në dhomën e zhveshjes ka një atmosferë shumë të mirë dhe shumë të shëndetshme. Ka lojtarë që do të kenë më shumë përgjegjësi, si Vinicius, Rodrygo, lojtarët e rinj, të cilët nuk janë më aq të rinj".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll