Sport

E rrallë, futbollisti i La Ligës dënohet për ngacmim seksual të maskotës!

Ngjarja ka ndodhur pak para ndeshjes, në fushë, kur Hugo Mallo ka shfrytëzuar rastin për të prekur gjoksin e gruas që ishte veshur si 'periquita', maskota e Espanyolit. Këto fakte janë mohuar në më shumë se një rast nga futbollisti.

12 Shtator 2024, 23:18 Nga DOSJA
E rrallë, futbollisti i La Ligës dënohet për ngacmim seksual

SPANJE - Salvador Roig Tejedor, Kryemagjistrati i Gjykatës Penale numër 19 të Barcelonës, ka shpallur fajtor Hugo Mallo, ish-lojtarin e Celtas, për abuzim seksual ndaj personit që ka punuar si maskotë e Espanyolit në ndeshjen e vitin 2019.

Ngjarja ka ndodhur pak para ndeshjes, në fushë, kur Hugo Mallo ka shfrytëzuar rastin për të prekur gjoksin e gruas që ishte veshur si 'periquita', maskota e Espanyolit. Këto fakte janë mohuar në më shumë se një rast nga futbollisti.

Hugo Mallo u denoncua më 25 prill 2019, një ditë pas ndeshjes Espanyol-Celta. Ish-lojtari është thirrur për të dëshmuar më 10 korrik 2019 dhe ka mohuar kryerjen e ndonjë krimi, duke deklaruar para gjyqtarit se ka përshëndetur normalisht si futbollistët ashtu edhe maskotat, gjininë e të cilëve tha se nuk e dinte.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll