Sport

Cristiano Ronaldo bën histori dhe arrin në 1.000 milionë ndjekës në rrjetet sociale...

13 Shtator 2024, 11:41 Nga DOSJA

Cristiano Ronaldo bën histori dhe arrin në 1.000 milionë

ARABIA SAUDITE - Historia u bë! Cristiano Ronaldo këtë të enjte u bë personi i parë në planet që arrin një miliard ndjekës në rrjetet sociale.

Momentin e ka festuar ylli portugez, kapiteni i kombëtares dhe i Al Nassr (Arabia Saudite), me një postim në Instagramin e tij, rrjetin ku ka numrin më të madh të ndjekësve (më shumë se 639 milionë).

"Ne bëmë histori - Një miliard ndjekës! Ky është më shumë se një numër, është një testament i pasionit tonë të përbashkët, dëshirës sonë dhe dashurisë sonë për lojën dhe më gjerë.

Nga rrugët e Madeiras deri në skenat më të mëdha në botë, unë kam luajtur gjithmonë për familjen time dhe për ty, dhe tani një miliardë njerëz janë bashkë me mua, në të gjitha uljet dhe ngritjet që mund të arrijmë”,- u ka shkruar ylli portugez njerëzve që e ndjekin jetën e tij të përditshme:

"Faleminderit që besoni tek unë, për mbështetjen tuaj dhe që jeni pjesë e jetës sime dhe ne do të vazhdojmë të përpiqemi, të fitojmë dhe të bëjmë histori së bashku."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll