Sport

Guardiola anti-social: "Nuk kam Whatsapp, apo gjëra të ngjashme. Kam telefonin dhe mesazhet, kaq më mjafton!"

Kur dëshiron të kontrollojë diçka në rrjetet sociale, herë pas here ai i kërkon të bijës celularin...

13 Shtator 2024, 09:30 Nga DOSJA

Guardiola anti-social: "Nuk kam Whatsapp, apo gjëra të ngjashme.

ANGLI - Ndryshe nga pothuajse të gjithë profesionistët, Pep Guardiola nuk përdor aplikacione në celularin e tij. Vetë trajneri i Manchester City e pranoi këtë në një intervistë për Sky Sports UK:

"Nuk më pëlqejnë emailet, nuk më pëlqen as WhatsApp apo diçka e tillë. Ne nuk kemi grupe me lojtarët. Unë kam vetëm celularin tim, pa TikTok, as Twitter, pa Instagram, asgjë!

Vetëm celulari dhe mesazhet me tekst. Kaq më mjafton”, zbuloi katalanasi, duke shtuar se, kur dëshiron të kontrollojë diçka në rrjetet sociale, herë pas here i kërkon të bijës celularin: “Kur dua të shkoj në rrjetet sociale, ajo ma lë telefonin e saj”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by El Chiringuito de Jugones (@elchiringuitotv)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll