Sport

Rodri: “Spanja nuk e ka fituar ‘Topin e Artë’ që nga Suarez, do të ishte një ëndërr”

“Do të ishte një krenari e jashtëzakonshme për mua dhe për Spanjën”

13 Shtator 2024, 08:30 Nga DOSJA

Rodri: “Spanja nuk e ka fituar ‘Topin e Artë’ që nga

SPANJE - Rodri ka qenë një element kyç në Manchester Cityn e Pep Guardiolës për vite me radhë, i cili fitoi titullin e katërt radhazi në Premier League sezonin e kaluar.

Mesfushori u emërua MVP i ‘Euro 2024’ falë kontributit të tij në fitoren e Spanjës. Tani ëndrra është fitimi i një “Topi të Artë” të cilin lojtarët iberikë nuk e kanë fituar që nga koha e Luis Suárez (1960): “Do të ishte një ëndërr për mua”, tha Rodri.

"Kur njerëzit më ndalojnë në rrugë dhe më thonë se duhet të fitoj “Topin e Artë”, unë tashmë ndihem si fitues. Megjithatë, shumë njerëz pyesin se si mund të fitoja, nëse lojtarët si Iniesta apo Xavi: ata shënuan një epokë, ata ishin disa nga lojtarët më të mirë në histori, por në atë moment Messi dhe Cristiano Ronaldo dominuan.

Do të ishte një krenari e jashtëzakonshme për mua dhe për Spanjën, por kjo tashmë është mirë: të kesh një spanjol mes favoritëve për të fituar “Topin e Artë” do të ishte një njohje e madhe për të gjithë. Ka pasur shumë lojtarë të mëdhenj ndër vite dhe mendoj se Spanja e meriton”.

Mesfushori nuk e fshehu admirimin për Vinícius Jr., rivalin e tij kryesor për çmimin: "Njerëzit thonë se do të luftoj me Vinícius, e admiroj shumë. Ai është një lojtar i madh dhe kjo më bën krenar për gjithë punën që kam bërë. Në fund do të varet nga votat, por ka shumë lojtarë të tjerë që e meritojnë atë, do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll