Sport

Bosi i Arsenali, pas rinovimit të Artetës: "Eshtë i palodhur në kërkimin e përsosmërisë"

Ai ka një kuptim të thellë të vlerave të klubit dhe që kur u bashkua me ne si trajner në dhjetor 2019, ai e ka çuar skuadrën në një nivel tjetër të stilit të Arsenalit”.

13 Shtator 2024, 08:00 Nga DOSJA
Bosi i Arsenali, pas rinovimit të Artetës: "Eshtë i palodhur

ANGLI - Josh Kroenke, bashkëpresident i Arsenalit, pas njoftimit për rinovimin e Mikel Artetës, komentoi lajmin në faqen zyrtare të ‘Topçinjve’:

"Ne jemi të kënaqur që i kemi zgjatur kontratën. Ai është një trajner dinamik dhe pasionant, i cili është i palodhur në ndjekjen e përsosmërisë. Ai ka një kuptim të thellë të vlerave të klubit dhe që kur u bashkua me ne si trajner në dhjetor 2019, ai e ka çuar skuadrën në një nivel tjetër të stilit të Arsenalit”.

Si ndiheni kur mendoni për të ardhmen?
“Ekziston një frymë e madhe kolektive në klub dhe me marrëdhëniet e forta që kemi mes nesh dhe besimin në atë që bëjmë, presim me entuziazëm dhe besim, ndërsa vazhdojmë qëllimin tonë për të fituar së bashku.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arsenal (@arsenal)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll