Aktualitet

Komisioni i Ekonomisë vendos pro për shkarkimin nga detyra të Arben Malajt, si anëtari i Këshillit Mbikqyrës të BSH

16 Dhjetor 2019, 11:04 Nga DOSJA
Komisioni i Ekonomisë vendos pro për shkarkimin nga detyra të

Tiranë-Komisioni i Ekonomisë ka votuar sot pro pezullimit nga detyra të Arben Malajt, si anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe vijimin e procedurave për shkarkimin e tij në Kuvend në seancën e radhës.  Me 12 vota pro dhe 5 kundër ka vendosur sot Komisioni i Ekonomisë për pezullimin e Malajt.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë, Malaj nuk i ndali akuzat ndaj Ramës dhe të gjithë këtë çështje e quajti politike. Ai u shpreh se do të çojë deri në Strasburg për të gjetur të vërtetën.

Ndër të tjera Malaj theksoi se familja e tij është kërcënuar dhe  është larguar drejt SHBA-së. Ai shtoi se pas kërcënimit të gjitha procedurat për largimin e familjes së tij nga Shqipëria, i ka bërë vetë Arben Ahmetaj.

Me propozim të kryeministrit Edi Rama, Këshilli i Ministrave vendosi më 5 dhjetor të pezullojë Arben Malajn nga detyra anëtarin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, me argumentin se gjatë vitit 2018 deri në korrik 2019 kishte pasur dalje konstante në media duke bërë deklarata politike që nuk i shërbejnë publikut dhe në kundërshtim me kompetencat që ka një anëtarë i Këshillit. Ky vendim është kundëtshtuar nga Malaj, i cili  ka deklaruar se karrigen mund t’ja marrin por jo integritetin si person.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben malaj ps shkarkon arben malaj arben malaj ps shkarkon arben malaj

Sondazh

Poll