Aktualitet

Tërmeti/ Nis shembja e 7 ndërtesa në Laç, ishin shpallur të pabanueshme nga ekspertët

16 Dhjetor 2019, 09:40 Nga DOSJA
Tërmeti/ Nis shembja e 7 ndërtesa në Laç, ishin shpallur

Laç- Ditën e sotme Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur punën në laç për shembjen e 7 pallateve që janë shpallur të pabanueshëm. Këto pallate pësuan dëme nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ditën e sitme Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar Parlamentit që të zgjatet gjendja e fatkeqësisë natyrore deri më 31 mars 2020. Kërkesa përfshin tri qarqet, Tiranë, Durrës dhe Kurbin.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik  pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet nis shembja e ndërtesa në laç tragjedia e 26 nentorit 2019 nis shembja e ndërtesa në laç tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll