Aktualitet

Pezullohet nga detyra si anëtar i BSH/ Arben Malaj e quan Ramën sulltan, i kthehet Ahmetajt: Më kanë kërcënuar familjen

16 Dhjetor 2019, 09:56 Nga DOSJA
Pezullohet nga detyra si anëtar i BSH/ Arben Malaj e quan Ramën

Tiranë- Me 12 vota pro dhe 5 kundër, Komisoni i Ekonomisë ka miratuar sot pezullimin nga detyra të Arben Malajt, si anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, dhe vijimin e procedurave për shkarkimin e tij në Kuvend në seancën e radhës. Qeveria akuzon Malaj se ka thyen kodin e etikës të bankës së Shqipërisë me deklaratat e tij politike.

Malaj gjatë fjalës së tij  në komision, nuk i ndali akuzat ndaj Edi Ramës dhe të gjithë këtë çështje e quajti politike. Ai u shpreh se do të çojë deri në Strasburg vendimin për pezullimin nga detyra,  për të gjetur të vërtetën. Ndër të tjera Malaj theksoi se familja e tij është kërcënuar dhe ndodhet në SHBA. Ai shtoi se pas kërcënimit të gjitha procedurat për largimin e familjes së tij nga Shqipëria, i ka bërë vetë Arben Ahmetaj.

“Nuk e kam merak do jem apo s’do jem anëtar i Këshillit Mbikqyrës. Në respekt të familjes time, sakrificat për mandatet e vështira deri në kërcënime familjare, sepse për të ikur familja ime në Amerikë procedurat i ka zbatuar Ahmetaj me ata që kërkuan të ikte urgjentisht se kërcënohej njësoj si familja e një profesori tjetër. Gjërat nuk janë kaq të lehta sa i shikoni. Ngrihet natën Edi Rama dhe i çon sms Erion Braçes shkarkoni Arben Malaj, jo jo, s’janë të lehta.”, u shpreh Arben Malaj.

Nuk mungoi edhe një reagim i Myslim Murrzit, i cili theksoi se çështja e pezullimit të Malajt është një falcitet. Ai i kërkoi Ahmetajt që të bëjë një listë, ku të përfshihen të gjithë ata zyrtarë apo politikanë që shajnë nëpër studiot televizive.

Me propozim të kryeministrit Edi Rama, Këshilli i Ministrave vendosi më 5 dhjetor të pezullojë Arben Malajn nga detyra anëtarin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, me argumentin se gjatë vitit 2018 deri në korrik 2019 kishte pasur dalje konstante në media duke bërë deklarata politike që nuk i shërbejnë publikut dhe në kundërshtim me kompetencat që ka një anëtarë i Këshillit. Ky vendim është kundëtshtuar nga Malaj, i cili se karrigen mund t’ja marrin por jo integritetin si person.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben malaj debat tek ekonomia për malajn komisioni i ekonomise ps shkarkon arben malaj arben malaj debat tek ekonomia për malajn komisioni i ekonomise ps shkarkon arben malaj

Sondazh

Poll