Aktualitet

2 muaj pa marrë rrogat, 700 punëtorë të Rafinerisë së Ballshit në protestë: Nuk tërhiqemi, jemi në ditë të hallit (F

16 Dhjetor 2019, 08:54 Nga DOSJA
2 muaj pa marrë rrogat, 700 punëtorë të Rafinerisë

Ballsh- 700 punëtorë të Rafinerisë së Ballshit janë ngritur ditën e sotme në protestë, pasi nuk kanë marrë dy muajt e fundit pagat dhe nuk u janë paguar sigurimet shoqërore nga firma. Ata shprehen se edhe pse puna në këtë rafineri është pezulluar që nga shtatori por atyre u është premtuar se do ju paguheshin sigurimet shoqërore dhe do ju jepej paga minimale.

“Puna është ndalur që në shtator, po na janë premtuar që do na paguheshin sigurimet shoqërore dhe se do na jepeshin 3 rroga, sipas ligjit shqiptar. As sigurimet nuk janë paguar, as pagat minimale nuk na janë dhënë.”, u shpreh punëtor.

 

 

Ata shprehen se nuk do të tërhiqen nga protesta e tyre, pasi janë familjarë dhe nuk kanë të ardhura të tjera.

“Të na paguajë sigurimet shoqërore, se që nga shkurti ne nuk na kanë paguar sigurimet shoqërore dhe të na hedhin pagat minimale. Shteti duhet të vejë dorë. Fatkeqësia ndodhi dhe ne e kuptojnë edhe këtu ka familje që duan të ushqehen. Unë jam papunë, gruaja pa punë, jemi në ditë të hallit, nuk kam paguar as dritat, asnjë gjë. “, është shprehur një tjetër.

Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji” u mbyll në muajin shtator. Bankers Petroleum, një nga furnizuesit me lëndë të parë të kësaj rafinerie në reagimin e tij, theksoi se shkak për mbylljen e rafinerisë nuk është kjo kompani. Në sqarimin e shpërndarë për mediat Bankets nënvizoi  se Tosk Energji ka shkelur disa herë kontratat me këtë kompani, çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje e cila ka kaluar më pas për eksport.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 700 punëtorë të uzinës së ballshit në protestë punëtorët e rafinerisë së ballshit në protestë 700 punëtorë të uzinës së ballshit në protestë punëtorët e rafinerisë së ballshit në protestë

Sondazh

Poll