Aktualitet

E shkriu krijimi i SPAK/ Kryeprokurori Çela tek Krimet e Rënda: Prokurori suksesi, rritët besimin tek partnerët ndërkombët

16 Dhjetor 2019, 08:40 Nga DOSJA
E shkriu krijimi i SPAK/ Kryeprokurori Çela tek Krimet e Rënda:

TIRANË– Prokurori i ri i Përgjithshëm Olsian Çela ka vizituar paraditen e sotme ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila pas shkrirjes ka filluar transferimin e dosjeve të ‘nxehta’ në SPAK.

Gjatë takimit me prokurorët, Çela u shprehu atyre vlerësimet maksimale për punën e kryer përgjatë 15 viteve të funksionimit të institucionit duke u thënë se kanë qënë një model për rajonin në sajë të rezultateve që ka arritur në luftën kundër krimit të organizuar. Gjithashtu prokurori i Përgjithshëm vlerësoi profesionalizmin e kolegëve duke i siguruar se në detyrën e tij të re do të jetë mbështetës dhe garant i pavarësisë së tyre.

“Rezultatet sollën qëndrim pozitiv të ndërkombëtarëve. Prokurori suksesi .Rezultatet e prokurorisë së Krimeve të Rënda sollën qëndrimin pozitiv të ndërkombëtarëve në raport me qasjen e tyre për futjen e Shqipërisë në NATO dhe organizma të tjera të BE,”- është shprehur ai.

Çela nuk harroi pa përmendur edhe hetimet që po zhvillohen nga Prokuroria e Durrësit dhe Krujës, duke u shprehur se rezultatet e punës do të jenë provë e funksionimit të pavarësisë reale të prokurorëve.

Krijimi i SPAK:

Për krijimin e SPAK është shkrirë Prokuroria e Krimeve të Rënda. Tre kandidatët të cilët po synojnë kreun e  SPAK, janë Arben Kraja dhe Edvin Kodili dhe Altin Dumani. Më 25 nëntor Këshillit të Lartë të Prokurorisë me 11 vota pro emëroi 8 prokurorët e parë që do të çelin për herë të parë, Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK-un, pra që do të hetojnë “peshqit e mëdhenj”. Prokurorët do të kenë një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Ata priten të betohen para presidentit të vendit, Ilir Metës për detyrën e re më 19 dhjetor dhe vendimi botohet në Fletoren Zyrtare. Prokurorët e SPAK janë: Altin Dumani, Arben Kraja, Klodian Braho, Enkeleda Millonai, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini, Behar Dibra. Pritet që SPAK të nisë punën më 19 dhjetor.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ngrihet spak olsian cela olsian çela tek krimet e rënda ngrihet spak olsian cela olsian çela tek krimet e rënda

Sondazh

Poll