Aktualitet

Zhduket i riu nga Gjirokastra, banorët: 8 ditë më parë e pamë të hipte në një makinë (EMRI+FOTO)

16 Dhjetor 2019, 08:21 Nga DOSJA
Zhduket i riu nga Gjirokastra, banorët: 8 ditë më parë e

GJIROKASTËR- Një i ri nga Libohova është zhdukur pak ditë më parë në rrethana misterioze. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se 17-vjeçari, Izet Tosuni ka humbur kontaktet më familjarët pak ditë më parë dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Nga ana tjetër banorët e zonës kanë rrëfyer se hera e fundit që është parë i riu ka qenë tetë ditë më parë, duke hipur në një makinë në fshatin Sofratikë.

Familjarët kanë referuar dhe rastin në Polici dhe kërkojnë dajlin e tyre, por deri tani nuk ka asnjë lajm prej tij.

Mësohet se 17-vjeçari punonte si bari në fshatrat e Dropullit dhe ishte në kushte të vështira ekonimike. Ai është shpallur në kërkim, por dyshohet se mund të jetë larguar dhe drejt Greqisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet humbet 17 vjecari izet tosuni policia gjirokaster shpallet ne kerkim 17 vjecari humbet 17 vjecari izet tosuni policia gjirokaster shpallet ne kerkim 17 vjecari

Sondazh

Poll