Aktualitet

Diaspora shqiptare në Australi mbledh ndihma për Shqipërinë, nbi 255 mijë USD për viktimat e tërmetit

16 Dhjetor 2019, 08:07 Nga DOSJA
Diaspora shqiptare në Australi mbledh ndihma për Shqipërinë,

AUSTRALI- Shqiptarët në Australi kanë treguar frymën e tyre humanitare dhe solidare. Që pas marrjes së lajmit për tërmetin e 26 nëntorit, i cili rezultoi tragjik, diaspora shqiptare në Australi ka mbledhur mbi 255 mijë Dollarë ndihma.

Sipas Albinfo.ch, komuniteti shqiptar në Australi është ndër komunitetet e angazhuara të Diasporës për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e situatës pas tërmetit.

Për dy javë shoqatat e shumta atdhetare, të cilat veprojnë në Australi, kanë mbledhur mbi 255 mijë dollarë për viktimat e tërmetit, ndërkohë që vazhdojnë fushatën e tyre për grumbullimin e ndihmave të tjera.

Komuniteti shqiptar në Australi vazhdon të ruajë vlerat e kombit. Dëshmi për këtë është Festivali Shqiptar në Melburn, i cili për afro tri dekada ruan kulturën, gjuhën dhe traditën e stërgjyshëve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet diaspora shqiptare ne australi ndihma per termetin solidariteti me termetin tragjedia e 26 nentorit 2019 diaspora shqiptare ne australi ndihma per termetin solidariteti me termetin tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll