Pezullimi i Malajt nga BSH/ Murrizi i kthehet Ahmetajt: Shoh një falcitet, pse nuk merreni me ata që shajnë nëpër studio? (
16 Dhjetor 2019, 10:41Nga DOSJA
Tiranë- Në mbledhjen e sotme të Komisonit të Ekonomisë, deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër për pezullimin nga detyra të Arben Malajt, si anëtarët i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ai është shprehur ndaj Ahmetajt që pse nuk nuk sjellin në Komisionin të gjithë ata që shajnë në studiot televizive.
“Juve ju kanë urdhër që të mos flisni. Kush është ky komision që bën monitorm të atyre që janë zgjedhur nga Kuvendi. Mos ma ndërpre fjalën. Pse nuk ndaloni ata që shajnë në studio? A ishin këtu ata para dy ditësh dhe nuk lanë njeri pa mbajtur në gojë? Zoti Malajn keni marrë përsipër që ta bëni shembull, se vetëm ky paska bërë shkelje. Nëse do të jeni i paanshëm, bëni një listë për të gjithë, gjeni edhe kohën për të bërë gjyqe politike. Na i sillni të gjithë ata këtu që paguhen me taskat tona, i listoni po keni këllqe, mbani të njëjtin qëndrim për të gjithë bashkë. Yyyyy sa keni ju. Ky po duket si gjyqi i Kadri Hazbiiut. Një vend qesharak. Unë e shoh një falsitet, një qëndrim me dyfytyrësi. Po doli të bëni strandard, merrni listën dhe e filloni me ata që bëjnë politikë çdo ditë dhe nuk bëjnë punën e tyre.”, u shpreh Myrslim Murrizi.
TIRANË- Pedagogu Erion Kristo ka qënë i pranishëm në tryezën e shtruar nga opozita për lirinë e medias. Në fjalën e tij, Kristo ka propozuar që të gjithë m...
TIRANE– Gazetari Enton Abilekaj foli për paketën anti-shpifje, duke e shtrirë atë përtej komunitetit gazetaresk. Abilekaj tha se kjo paketë nuk cënon vetëm medi...
TIRANË- Kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha ka bërë një mea culpa për të gjitha gabimet e bëra nga për në këto 30 vite. Ai bëri dhe një zotim solemn p...
TIRANË- Kreu i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali, nga tryeza e organizuar nga opozita për paketën anti-shpifje. Në fjalën e tij Cukali u shpreh...
TIRANË- Monika Kryemadhi e pranishme sot në tryezën e thirrur nga opozita për mediat për paketën anti-shpifje. Në fjalën e saj Kryemadhi tha se me ligjet e...
TIRANË- Caktohet data e seancës paraprake e kryedemokratit Lulzim Basha për akuzat e falsifikimit të formularëve. Mësohet se Basha bashkë me Arben Ristanin...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha së bashku me opozitën kanë mbledhur sot në një tryezë, përfaqësues të medias dhe të shoqërisë civile.Në fj...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar Parlamentit që të zgjatet gjendja e fatkeqësisë natyrore deri më 31 mars 2020. Kërkesa përfshin tri qarqet, Tira...
KAMËZ- Kryeministri Edi Rama ka shoqëruar sot për në shkollë, Aurelin dhe Alesion, duke i marrë në makinën e tij. Rruga për tek shkolla ishte e shkurtër, p...