Politike

Vula e PD iu dha Berishës, Gjykata e Lartë shqyrton sot kërkesën e Alibeajt për pezullimin e ekzekutimit të vendimit

Kolegji Civil, i përbërë nga gjyqtarët Enton Dhimitri, Margarita Buhali dhe Valbona Cekrezi, do të marrë vendim mbi bazën e dokumenteve.

10 Shtator 2024, 10:43 Nga N.F
Vula e PD iu dha Berishës, Gjykata e Lartë shqyrton sot
Foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Lartë do të shqyrtojë ditën e sotme në dhomën e këshillimit kërkesën e Enkelejd Alibeajt për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dhënë nga gjyqtari Agron Zhukrit për PD. Kolegji Civil, i përbërë nga gjyqtarët Enton Dhimitri, Margarita Buhali dhe Valbona Cekrezi, do të marrë vendim mbi bazën e dokumenteve.

Në vendimin e marrë nga Apeli, vula dhe logoja e PD-së i kalojnë komisionit të Rithemelimit dhe kryetar ligjitim i PD-së është Sali Berisha. Gjykata e Apelit vendosi në qershor mospranimin e ankimimimit të Enkelejd Alibeajt duke mos e quajtur atë palë në këtë proces. Kështu Apeli vendosi të njoh vendimin e Shkallës së parë të gjyqtarit Agron Zhukri dhe Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021, që njeh Berishën si kryetarin legjitim të PD-së.

 

 

 

 

vula e pd gjykata e larte

Sondazh

Poll