9 Shtator 2024, 21:59
Nga DOSJA
James Carafano
TIRANË- Këshilltari i lartë i Presidentit nga Heritage Foundation, James Carafano ka folur për zhvillimet e fundit politike në Shqipëri dhe rolin e ambasadës amerikane. Carafano i ftuar në studion e Çim Peka Live theksoi se administrata demokrate favorizon një parti politike në krahasim me një tjetër dhe ky ka qënë problem i fokusit të presidentit nga forma se si i kanë trajtuar shtetet.
Duke iu përgjigjur pyetjes së moderatorit Peka, se kjo mungesë vëmendje e SHBA-së ndaj Shqipërisë dhe rajonit në përgjithësi, a do thotë se amerikanët kanë zgjedhur stabilitetin në vend të demokracisë dhe a kanë hequr dorë nga vlerat, Carafano u shpreh se ‘kjo ka shkaktuar një dallim mjaft të madh mes dy administratëve dhe kjo nuk ndodhi vetëm në Shqipëri por edhe në Kili dhe Argjentinë’.
Denoncimit të moderatorit se ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim e ktheu ambasadën në një zyrë konsullore ku ata që mbështesnin kryeministrin Edi Rama merrnin vizë për në Amerikë dhe ata që e kritikonin refuzoheshin, Carafano theksoi se ‘administrata demokrate favorizon një parti politike në krahasim me një tjetër dhe ky ka qënë problem i fokusit të presidentit nga forma se si i kanë trajtuar shtetet’.
Intervista në studio:
Peka: Një sondazh i euroneës para 6 muajsh ka përmbysur shifrat, fatkeqësisht shqiptarët besojnë më shumë te vlerat e kësaj Europe të çoroditur se sa te vlerat e ShBA dhe për këtë është absolutisht meritë e diplomatëve amerikanë të cilët kanë qënë në Tiranë. Politikanët nuk do ua thonë por ndryshe mendojnë shqiptarët. Në vitin 1991 kur erdhi James Becker në Shqipëri e gjithë Shqipëria u derdh në shesh për ta përshëndetur. Para pak muajsh ShBA dhe kryeministri Edi Rama mbante të fshehtë ditën orën dhe vendin e vizitës së sekretarit Blinken nga frika se shqiptarët nuk do ta mirëprisnin dhe erdhi e iku si klandestin pikërisht në ditën kur në ShBA dënohej McGonigal njeriu që kishte korruptuar Edi Rama dhe u tha shqiptarëve që jeni me fat që keni një lider të tillë si Rama. Këto janë raportet reale mes Shqipërisë dhe Amerikës.
Pse kjo mungesë vëmendje e ShBA ndaj Shqipërisë dhe rajonit në përgjithësi dhe a kanë zgjedhur amerikanët stabilitetin në vend të demokracisë dhe a kanë hequr dorë nga vlerat?
James Carafano: Ndryshimi filloi në vitet 1990 dhe ka dy parti politike që kanë ideologji krejt të ndryshëm dhe ka një diversitet gjeografik. Politika ndalon te pragu i kufijve. Politika e jashtme është një zgjerim i politikës së brendshme dhe prandaj ju shihni se ka një qasje shumë të mirë te politikanët dhe aleatët kur keni një president republikan dhe ndryshje kur kemi një demokrat. Është një pikë e fortë e ShBA se ajo që ne kemi konkretisht në këto zgjedhje është se kemi një zgjidhje të mirë.
Peka: Ambasadorja e fundit e ShBA u përzgjodh nga presidenti Donald Trump dhe përfaqësoi Trump deri sa ai ishte në detyrë. A e keni idenë se në Tiranë nuk keni një ambasadë por një zyrë konsullore dhe po të shkosh me teserën e partisë së Ramës merr vizë dhe po të dali në sistem se kritikuar Ramën për aq kohë sa ishte Yuri Kim ambasadore këtu nuk mund të merrje vizë dhe kjo ambasadore e caktuar nga një president konservator që mbron vlerat!
James Carafano: Kjo ka shkaktuar një dallim mjaft të madh mes dy administratëve dhe kjo nuk ndodhi vetëm në Shqipëri por edhe në Kili dhe Argjentinë. Kishte politizim të ShBA ndaj këtyre vendeve. Kjo administratë favorizonte një parti politike në krahasim me një tjetër. Dhe mendoj se ka qënë problem i fokusit të presidentit nga forma se si i kanë trajtuar shtetet. Ajo që presim ne nga administrata e ardhshme e Trump është që ambasada të ketë për funksion të përfaqësojë interesat e ShBA dhe jo të zgjedhë dhe të favorizojë partitë politike brenda një vendi.
james carafano
Politike
9 Shtator 2024, 21:56
M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Kreu i nismës "Thurje" Endri Shabani tha se synon krijimin e një fronti të përbashkët me forcat e r...
Politike
9 Shtator 2024, 21:41
M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili është drejtues politik i kësaj partie n&...
Politike
9 Shtator 2024, 21:25
N.F
Vokshi
TIRANË- Ditën e sotme është zhvilluar seanca e parë e sesionit të ri parlamentar e Komisionit Hetimor për Koncesi...
Politike
9 Shtator 2024, 21:17
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, do të jetë drejtues politik i qarkut Fier...
Politike
9 Shtator 2024, 20:53
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e mbrëmjes së sotme u shpreh se ata që edi Rama shp...
Politike
9 Shtator 2024, 20:38
M.B
Agron Shehaj
TIRANA- Kreu i partisë "Mundësi", Agron Shehaj ka deklaruar se qeveria teknike nuk është zgjidhja që presin qyte...
Politike
9 Shtator 2024, 20:44
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e mbrëmjes së sotme është shprehur se PD d...
Politike
9 Shtator 2024, 20:35
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme akuzoi kryeministrin Edi Rama...
Politike
9 Shtator 2024, 20:18
M.B
Igli Hasani
TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka deklaruar se shqiptarët në rajon, janë laj...
Politike
9 Shtator 2024, 20:29
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij mbrëmjen e sotme u ka dërguar një pë...