Politike

Caktimi i 3 drejtuesve politikë të PS në Tiranë, ja pozicionet që do të mbajnë Veliaj, Manastirliu dhe Spiropali

Gjithashtu nga kjo Asamble rezultoi se Tirana do të kishte 3 drejtues politikë: Erion Veliajn, Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali.

9 Shtator 2024, 22:33 Nga E. D
Caktimi i 3 drejtuesve politikë të PS në Tiranë, ja
erion veliaj

TIRANË- Ditën e djeshme është mbajtur Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste në Durrës. Në këtë Asamble janë prezantuar 12 drejtuesit e qarqeve në të gjithë vendin si dhe janë zgjedhur drejtuesit e rinj të Kryesisë së PS-së. Gjithashtu nga kjo Asamble rezultoi se Tirana do të kishte 3 drejtues politikë: Erion Veliajn, Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali. Tashmë kanë dalë më shumë detaje nga rolet përkatëse që ata do të kënë në fushatën pë zgjedhjet e vitit 2025.

Konkretisht mësohet se Veliaj do të jetë drejtues politik për të gjithë qarkun ndërsa Ogerta Manastirliu do të merret me strukturën e partisë në bashkinë Tiranë dhe Elisa Spiropali do të merret me strukturën e partisë në bashkitë e tjera të qarkut: Kamëz, Vorë, Rrogozhinë dhe Kavajë. Edhe për diasporën së cilës i është lënë një drejtues politik, Taulant Balla, pritet të ngrihet një strukturë e cila ende nuk është bërë publike. Gjithashtu, pritet të rikthehen edhe takimet me diasporën.

erion veliaj

Sondazh

Poll