Politike

Ekipi i BBC i pranishëm te tubimi i Berishës, J. Dymond shoqërohej nga Alice Taylor

Korespondenti i BBC, Jonny Dymond është parë mes protestueve nën shoqërinë e Alice Taylor.

9 Shtator 2024, 22:35 Nga N.F
Ekipi i BBC i pranishëm te tubimi i Berishës, J. Dymond
Ekipi i BBC

TIRANË- Ekipi i BBC ka qënë i pranishëm mbrëmjen e sotme në tubimin e qytetarëve në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.
Korespondenti i BBC, Jonny Dymond është parë mes protestueve nën shoqërinë e Alice Taylor. Këtë të martë, më 10 shtator, BBC World Questions do të jetë në Shqipëri për të diskutuar për të ardhmen e vendit, në kryeqytetin Tiranë.

Temat e diskutimit do jenë zhvillimi ekonomik, korrupsioni, emigracioni dhe kostot e jetesës do të diskutohen nga një panel politikanësh dhe aktivistësh. Programi i BBC World Service, që vë në qendër të debatit njerëzit dhe pyetjet e tyre, do të moderohet nga korrespondenti i BBC, Jonny Dymond. Jonny do të drejtojë debatin që do të udhëhiqet nga pyetjet e publikut të pranishëm në event.

 

 

j. dymond berisha bbc alice taylor

Sondazh

Poll