9 Shtator 2024, 22:02
Nga N.F
Steven Bucci
TIRANË- Ish-atasheu i parë amerikan i Mbrojtjes në Tiranë, Steven Bucci ka kritikuar ashpër Departamentin Amerikan të Shtetit në lidhje me veprimet e ndërmarra ndaj lideri të opozitës, Sali Berisha. I ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, tha se Sali Berisha ishte një aleat i afërt dhe shumë i rëndësishëm i SHBA.
"Të shohësh tani që administrata e presidentit nëpërmjet DASH i janë qepur nga pas dhe jo vetëm kanë inkurajuar partinë në pushtet të marrë masa kundër tij por edhe e kanë shtrënguar që t’i marrë këto masa, madje kanë marrë edhe vetë masa që ai të mos flasë i kanë kufizuar lëvizjen dhe tani e kanë lënë në arrest shtëpie’, u shpreh Bucci.
Gjithashtu Bucci u shpreh i habitur se si mund të ketë qënë ky roli i Amerikës, si e ka trajtuar kështu një aleat të NATO-s dhe shtoi se i duket vërtetë shqetësuese.
"DASH ka vepruar gabim dhe lutem që gjërat të rregullohen dhe të ndryshojnë sa më shpejtë. Populli shqiptar ka nevojë që të ndodhë kjo, që të jenë të dyja anët e demokracisë," tha Bucci.
Intervista në studio:
Bucci: Në këtë rast, Sali Berisha ka qënë një person i cili ka punuar gjerësisht dhe ngushtësisht me ShBA për shumë vite. Ai ishte themeluesi i PD dhe gjatë gjithë viteve që kam punuar këtu ai ishte një aleat i afërt dhe shumë i rëndësishëm i ShBA dhe të shohësh tani që administrata e presidentit nëpërmjet DASH i janë qepur nga pas dhe jo vetëm kanë inkurajuar partinë në pushtet të marrë masa kundër tij por edhe e kanë shtrënguar që t’i marrë këto masa, madje kanë marrë edhe vetë masa që ai të mos flasë i kanë kufizuar lëvizjen dhe tani e kanë lënë në arrest shtëpie.
Si mund të ketë qënë ky roli i Amerikës, si e ka trajtuar kështu një aleat të NATO-s, kjo më duket vërtetë shqetësuese. DASH ka vepruar gabim dhe lutem që gjërat të rregullohen dhe të ndryshojnë sa më shpejtë. Populli shqiptar ka nevojë që të ndodhë kjo, që të jenë të dyja anët e demokracisë.
Në bazë të eksperiencës time mendoj se Sali Berisha është një aleat i mirë i vendit tim dhe udhëheqësh i mirë i vendit tuaj dhe mendoj se ai ka nevojë për një seancë dëgjimore të drejtë prej popullit dhe jo prej partisë në pushtet.
steven bucci berisha
Politike
9 Shtator 2024, 21:59
James Carafano
TIRANË- Këshilltari i lartë i Presidentit nga Heritage Foundation, James Carafano ka folur për zhvillimet e fundit poli...
Politike
9 Shtator 2024, 21:56
M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Kreu i nismës "Thurje" Endri Shabani tha se synon krijimin e një fronti të përbashkët me forcat e r...
Politike
9 Shtator 2024, 21:41
M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili është drejtues politik i kësaj partie n&...
Politike
9 Shtator 2024, 21:25
N.F
Vokshi
TIRANË- Ditën e sotme është zhvilluar seanca e parë e sesionit të ri parlamentar e Komisionit Hetimor për Koncesi...
Politike
9 Shtator 2024, 21:17
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, do të jetë drejtues politik i qarkut Fier...
Politike
9 Shtator 2024, 20:53
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e mbrëmjes së sotme u shpreh se ata që edi Rama shp...
Politike
9 Shtator 2024, 20:38
M.B
Agron Shehaj
TIRANA- Kreu i partisë "Mundësi", Agron Shehaj ka deklaruar se qeveria teknike nuk është zgjidhja që presin qyte...
Politike
9 Shtator 2024, 20:44
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e mbrëmjes së sotme është shprehur se PD d...
Politike
9 Shtator 2024, 20:35
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme akuzoi kryeministrin Edi Rama...
Politike
9 Shtator 2024, 20:18
M.B
Igli Hasani
TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka deklaruar se shqiptarët në rajon, janë laj...