Politike

“Ju na bëni krenarë ditë për ditë!" Aplikoi në platformën "Deputeti që Duam", e reja nuk përmbahet para Ramës: Je himni ynë!

Gjatë fjalës së saj, Kasapi nuk i kurseu elozhet dhe hyjnizimet për kryeministrin Edi Rama. Një pikë kulminante e lëvdatave për Ramën ishte kur e cilësoi atë si "himn".

9 Shtator 2024, 22:33 Nga M.B
“Ju na bëni krenarë ditë për ditë!" Aplikoi
Foto nga takimi

TIRANA- Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar mbledhjen me kryesinë e re të forcës politike që ai udhëheq, por edhe një takim me disa të rinj që kanë aplikuar në platformën “Deputeti që duam”. Në këtë takim mori pjesë edhe një nënë e re nga Gjirokastra, Aida Kasapi, e cila jeton prej 14 vitesh në Athinë.

Gjatë fjalës së saj, Kasapi nuk i kurseu elozhet dhe hyjnizimet për kryeministrin Edi Rama. Një pikë kulminante e lëvdatave për Ramën ishte kur e cilësoi atë si "himn".

“Kryeministri Edi Rama është i vetmi njeri që është himni ynë i rrugës për në Bashkimin Europian. Krenar për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ju na bëni krenarë ditë për ditë”, tha Aida Kasapi.

 

ps

Sondazh

Poll