Politike

Zgjedhjet 2025/ Klosi: Ja sa mandate deputetësh kërkon PS të fitojë në Tiranë

Ai foli edhe për rolin e tij si Sekretar i Përgjithshëm i PS, dhe detyrën e re të Taulant Balla që është drejtues politik për votat e Diasporës.

9 Shtator 2024, 22:26 Nga M.B
Zgjedhjet 2025/ Klosi: Ja sa mandate deputetësh kërkon PS të
Blendi Klosi

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, tha se kjo përzgjedhje e kryesocialistit Edi Rama për  3 drejtues politikë në Tiranë ka qenë edhe para 3 vitesh. I ftuar në emision "Opinion" në Tv Klan, Klosi shpalli edhe synimin e PS sa mandate deputetësh kërkon që të fitojë në Tiranë. Ai foli edhe për rolin e tij si Sekretar i Përgjithshëm i PS, dhe detyrën e re të Taulant Balla që është drejtues politik për votat e Diasporës.

“Po të kujtojmë para 3 vjetësh, prapë Tirana ka qenë e drejtuar me 3 personalitete; Ervin Bushati, Elisa Spiropali dhe Erion Veliaj. Pra jemi në të njëjtat kushte si në 2021. Nuk ka asnjë ndryshim nga vitit 2021. Ashtu siç është dhe sot, në Tiranë do ketë ministra, drejtues të lartë, sepse Tirana është jo pak por mesa pritet do ketë 40 mandate deputetësh. Në Tiranë do përpiqen të gjithë, të gjithë tentojnë Tiranën, sepse votat janë shumë...

Tirana është gara më e madhe, ka më shumë mandate, territori më i madh, do jemi shumë forca që të punojmë. Objektivi jonë është të marrim jo gjysmën si herën e kaluar, kërkojmë më shumë, të marrim më shumë, kemi drejtues bashkish që janë tashmë të konsoliduar...

Sekretari i Përgjithshëm i partisë do të ketë detyra më të shtrira në qarqe, akoma nuk është vendosur ku do kandidoj unë apo drejtuesi politik i diasporës. Taulant Balla do të ketë një detyrë jashtëzakonisht të rëndësishme, është një gjë e re, përpjekjet do jenë të jashtëzakonshme gjatë këtyre 6 muajve”, tha Klosi.

blendi klosi

Sondazh

Poll