Politike

"Jam me syze dhe pa muskuj, por kemi strategjinë!" Bardhi: Duhet të bëjmë çdo përpjekje për ta arritur krijimin e qeverisë teknike

Gjithashtu Bardhi tha se opozita ka strategjinë e saj për të garantuar procesin.

9 Shtator 2024, 21:41 Nga M.B
"Jam me syze dhe pa muskuj, por kemi strategjinë!" Bardhi: Duhet
Foto nga emisioni

TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili është drejtues politik i kësaj partie në Fier, tha se do të jetë përballë kujdo që do të tentojë të prekë apo cënojë qoftë edhe një votë të çdokujt. Në emisionin “Open” në News 24, Bardhi tha se vërtet është një djalë me syze, pa muskuj, por kjo nuk stepet dhe nuk do të ndalë që të mbrojë votën e çdo qytetari.

Ai tha se fakti se kundërshtari vjedh zgjedhjet nuk do të thotë që ne të dorëzohen, por të bëjnë gjithçka për të garantuar zgjedhjet, votat, të garantojmë lirinë e votës. Gjithashtu Bardhi tha se opozita ka strategjinë e saj për të garantuar procesin.

“Në kushtet ku sot është Shqipëria, ndaj ne po kërkojmë një qeveri teknike. Duhet të bëjmë çdo përpjekje për ta arritur”, tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll