Politike

Nga Lefter Maliqi te Edlira Hyseni, 6 kandidatët që KQZ-ja do t’iu japë mandatin e deputetit të hënën

9 Mars 2019, 09:22 Nga DOSJA
Nga Lefter Maliqi te Edlira Hyseni, 6 kandidatët që KQZ-ja do

Tiranë- Ditën e hënë, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do t’iu japë zyrtarisht mandatin  e deputetit dhe gjashtë kandidatëve të tjerë nga listat vijuese të PD-së dhe LSI-së.

6 kandidatët kanë pranuar mandatin e deputetit duke dalë kundra vendimit të partive të tyre dhe pritet që pas KQZ-së të shkojnë në parlament për t’u betuar. 

Kandidatët që do të marrin mandatin;

Lefter Maliqi-qarku Berat në vendin e Astrit Veliajt nga PD-ja.

Ligoraq Karamelo-qarku Korçë në vendin e Klevis Balliut nga PD-ja.

Majlinda Halili-qarku Tiranë në vendin e Gent Strazimirit nga PD-ja

Edlira Hyseni-qarku Durrës në vendin e Nora Malajt nga LSI-ja.

Ediola Braha-qarku Gjirokastër në vendin e Vangjel Tavos nga LSI-ja.

Elda Hoti-qarku Lezhë në vendin e Viktor Tushajt nga LSI-ja.

Me kalimin e tyre në Kuvend, shkon në 10 numri i deputetëve të rinj në Parlament, një numër i mjaftueshëm për të krijuar një grup parlamentar.

Në seancën e  fundit pleanare u betuan në kuvend si deputetë të rinj, Aurora Mara në qarkun e Dibrës, Ylli Shehu dhe Edmond Rrushaj në Tiranë dhe Enver Roshi në Elbasan pasi pranuan mandatet e deputetëve. Kandidatët e sipërpërmendurit ishin pjesë e listave të LSI-së. (Lexo këtu)

Ata nuk pranuan qendrimin e opozitës së bashkuar për të djegur mandatet dhe për t’u bërë pjesë e protestave.

(J.v.f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 6 kandidatët që marrin mandatin djegia e mandateve te opozites ediola braha edlira hyseni elda hoti lefter maliqi ligoraq karamelo majlinda halili- 6 kandidatët që marrin mandatin djegia e mandateve te opozites ediola braha edlira hyseni elda hoti lefter maliqi ligoraq karamelo majlinda halili-

Sondazh

Poll