Sport

Grabitet në Rio de Zhaneiro: “Më morën gjithçka, madje edhe pantoflat!”

Souza, një mesfushor që luan për Vasco da Gama, ishte duke ecur me djalin e tij kur ndodhi grabitja

9 Shtator 2024, 16:30 Nga DOSJA

Grabitet në Rio de Zhaneiro: “Më morën gjithçka,

BRAZIL - Ish-lojtari i FC Porto, Souza, është grabitur pasditen e së dielës në lagjen Olaria, në veri të Rio de Zhaneiros, kur ishte me djalin e tij.

Mesfushori 35-vjeçar, i cili luan për Vasco da Gama, ka treguar në një video të publikuar nga bashkëshortja e tij, se grabitësit i kanë marrë makinën, celularin dhe madje... edhe pantoflat.  

"Sapo më grabitën këtu pranë Olarias. Më morën gjithçka... edhe pantoflat, celularin dhe makinën ku ishim unë dhe Nikolla. Arrita ta nxirrja dhe më lanë zbathur. Gjithsesi, gjithçka është në rregull,"- raportohet të ketë thënë ai. 

Pavarësisht frikës, lojtari dhe djali i tij janë mirë, pasi nuk kanë pësuar asnjë dëmtim fizik, duke i lënë tashmë hetimet për grabitjen në dorë të policisë braziliane.

Ndërsa luante për FC Porto, Souza fitoi dy kampionate kombëtare, një Kupë të Portugalisë, dy Superkupa dhe një Europa League. Mesfushori luajti 39 ndeshje për ‘Dragons’, midis 2010 dhe 2011, duke shënuar vetëm një gol.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll