Sport

Bellingham, surprizë për Real Madridin...

Anglezi po përparon mirë nga dëmtimi i tij dhe mund të jetë surpriza e Real Madridit kundër Real Sociedad

9 Shtator 2024, 11:30 Nga DOSJA

Bellingham, surprizë për Real Madridin...

SPANJE - Te Real Madridi, ndërkohë i dëmtuar, ka një dritë shprese dhe ajo quhet Jude Bellingham.  Anglezi u dëmtua pas ndeshjes së parë të La Ligës, në Mallorca.

Ishte më 23 gusht kur Real Madrid njoftoi se Bellingham kishte pësuar një dëmtim në muskulin e hollë të shputës së këmbës së djathtë, që do ta mbante jashtë për një muaj.

Lojtari anglez do të mungonte në debutimin e Real Madridit në Champions League më 17 shtator dhe objektivi ishte që ai të ishte gati për derbin kundër Atlético Madridit më 29 shtator.

Megjithatë, rikuperimi i Bellingham është më i mirë se sa pritej dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë në San Sebastián këtë fundjavë kundër Real Sociedad.

Këtë javë, anglezi është planifikuar të fillojë stërvitjet me grupin dhe në varësi të progresit të tij, ai mund të përfshihet në skuadrën e Madridit për të luajtur të shtunën më 14 në San Sebastián.

Pa dyshim, një gëzim për Ancelottin që ka kërkuar dhe nuk e ka gjetur zëvendësuesin e Bellinghamit në mesfushën e Real Madridit. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll