Sport

Rudi Völler do të largohet si menaxher i Gjermanisë, pas Kupës së Botës 2026!...

Në një intervistë dhënë për gazetën ‘Bild am Sonntag’, ish-sulmuesi historik i ‘Mannschaft’ ka bërë të ditur vendimin e tij.

9 Shtator 2024, 12:00 Nga DOSJA

Rudi Völler do të largohet si menaxher i Gjermanisë, pas

GJERMANI - Drejtori sportiv i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), Rudi Völler, ka bërë të ditur se do të largohet nga posti që mban aktualisht në përfundim të Botërorit të ardhshëm 2026, i cili do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.

Në një intervistë për gazetën ‘Bild am Sonntag’, ish-sulmuesi i Mannschaft bëri të ditur vendimin e tij: “Për mua, sigurisht, kjo do të përfundojë në vitin 2026. Në fakt, doja ta përfundoja tani”,- tha ish-ndërkombëtari, i cili shtoi se vazhdimësia e trajnerit Julian Nagelsmann ishte arsyeja pse ai ka zgjedhur të shtyjë dorëheqjen.

Völler mori postin e drejtorit sportiv të Federatës Gjermane, pas Kupës së Botës 2022 në Katar dhe vendimi i tij i parë i madh në krye ishte punësimi i ish-trajnerit të Bayernit në stolin e kombëtares, pas shkarkimit të Hansi Flick, si rezultat i humbjes 4-1 ndaj Japonisë në një miqësore. “Zgjidhja e ëndërruar”, përshkruan drejtori sportiv.

Në të njëjtën intervistë, ish-lojtari i Romës, Bayer Leverkusen apo Olympique Marseille,  njoftoi një homazh zyrtar lamtumire për katër futbollistët që u pensionuan në fund të Eurokupës: Manuel Neuer, Toni Kroos, Thomas Müller dhe Ilkay Gündogan.

"Në një nga ndeshjet tona të ardhshme në shtëpi, ne do t'u themi lamtumirë lojtarëve tanë dhe do t'i japim gjithçka një atmosferë të këndshme dhe të përshtatshme," shpjegoi  Völler.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll