Sport

Scaloni tregon idhullin e tij ndër trajnerët…

Lionel Scaloni është bërë një nga trajnerët më të vlerësuar në botë, pasi ai ka arritur suksese të mëdha me Kombëtaren e Argjentinës.

9 Shtator 2024, 13:22 Nga DOSJA

Scaloni tregon idhullin e tij ndër trajnerët…

ARGJENTINE - Tekniku argjentinas ka arritur të fitojë tre trofe të rëndësishëm me kombëtaren e Argjentinës, si dy herë Kupën e Amerikës dhe një herë tjetër Kupën e Botës.

Por tekniku argjentinas thotë se ai ka një reference, dhe ai është trajneri i madh italian i Real Madridit, Carlo Ancelotti.

“Për mua sot, referenca ndër trajnerët është Ancelotti. Unë ndaj një vizion të përbashkët për shumë gjëra me të dhe mendoj se ai është një trajner që tashmë ka bërë histori”,- tha për mediat trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni.

“Ndër trajnerët e tjerë që kam pasur, ata janë Jose Pekerman dhe Daniel Cordoba, kur ai ishte në Estudiantes, ai më transmetoi shumë gjëra”, shtoi ai.

Ndërsa ekipet kombëtare të Argjentinës zakonisht priren të kontrollojnë posedimin dhe të luajnë futboll dominues, Scaloni është më pragmatik në këtë aspekt, ashtu si Ancelotti, dhe nuk është çudi që kjo qasje e ndihmoi Albiceleste të fitonte Kupën e Botës, të shumëpritur dhe dy trofe të Kupës së Amerikës në tre vitet e fundit.

Interesante është se, Lionel Scaloni fitoi çmimin e trajnerit më të mirë të FIFA-s përpara Carlo Ancelottit në 2023.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll