Sport

Sergio Ramos, i ofrohet një skuadre braziliane...

Ish-lojtari Edmundo zbuloi se një agjent, i kishte ofruar mbrojtësin spanjol një ekipi nga Rio de Janeiro.

9 Shtator 2024, 13:29 Nga DOSJA

Sergio Ramos, i ofrohet një skuadre braziliane...

BRAZIL - Sergio Ramos, 38, është pa ekip pasi mbaroi kontratën e tij te Sevilla. Ka pasur shumë thashetheme për të ardhmen e tij dhe tani, një thashethem i ri vjen nga Brazili, për të ardhmen e qendërmbrojtësit sevilian.

Kështu, siç shpjegohet nga ish-lojtari brazilian Edmundo, Sergio Ramos iu është ofruar ekipit të Vasco da Gama. "Një agjent shumë i rëndësishëm nga Rio de Zhaneiro, menaxheri i Marcelos, erdhi tek ne duke na ofruar Sergio Ramos. Filluam të flisnim dhe mbrojtësi kërkoi një pagë shumë të lartë," tha Edmundo.

Ish-lojtari brazilian, një nga legjendat e Vasko da Gamës, e konsideron ardhjen e mundshme të Ramos në klubin e Rios se “do të ishte fantastike, ai po stërvitet dhe dëshiron të luajë”, por ai e bëri të qartë se “kërkesa është absurde”, tha ai.

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll