Sport

Keidi Bare fiton zgjedhjet te Real Zaragoza

Në sezonin e tij të parë në Real Zaragoza, ish-lojtari i Espanyol, është zgjedhur në mënyrë demokratike nga skuadra dhe stafi teknik, si një nga katër kapitenët e skuadrës.

9 Shtator 2024, 14:26 Nga DOSJA

Keidi Bare fiton zgjedhjet te Real Zaragoza

SPANJE - Keidi Bare, 27 vjeç, ka qenë një nga shtesat e shumta te Real Zaragoza për një sezon, që aragonezët e kanë nisur me tre fitore dhe një barazim, dhjetë pikë që i kanë vendosur në krye të Kategorisë së Dytë.

Megjithatë, si Victor Fernández, ashtu edhe pjesa tjetër e skuadrës mbeten logjikisht të kujdesshëm, duke pasur parasysh precedentët e sezoneve të mëparshme, veçanërisht të atij të fundit.

Ajo që po bëhet e qartë është se ish-lojtari i Espanyolit po përshtatet shumë mirë në grup që në momentin e parë. 

Një shembull është, se pavarësisht se mesfushori shqiptar është një 'rishtar', ai është zgjedhur në mënyrë demokratike nga shokët e tij dhe stafi trajner si një nga katër kapitenët e skuadrës. Tre të tjerët janë Lluís López, Cristian Álvarez dhe Francho Serrano. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll